Dimitër Berbatovi firmosi marrëveshje me “Monakon” dhe do të luajë në skuadrën franceze deri në fund të stinës. Ky është klubi i gjashtë në karrierën e yllit bullgar të futbollit pas CSKA, “Leverkusen”, “Tottenham”, “Manchester United” dhe “Fulham”. Gjatë javës së kaluar në kampionati francez i futbollit, “Monako” përfundoi barazisht kundër “Lorient” gjatë një rezultati 2:2. Skuadra e re e Dimitër Berbatovit është në vend të dytë në klasifikimin e përkohshëm në divizionin e parë në Francë. Në rrethin e ardhshëm është ndeshja midis “Monakos” dhe “Paris Saint-Germain”, kur pritet dhe debutimi i Berbatovit me skuadrën e tij të re.
Gjatë javës së kaluar Emilija Jordanova u klasifikua në vendin e 12 në disiplinën individuale në 15 kilometra në Kampionatin e Hapur Evropian të Biatlonit në qendrën dimërore çeke Nove Mesto. Bullgarja përfundoi me katër gabime në qitje. Kampione në këtë disiplinë u bë Odri Vajllankur nga Kanadaja me 2 gabime në qitje. E dyta u rendit Nastasja Kalina nga Bjellorusi, e cila lëshoi 4 shënjestra për qitje, kurse e treta është Irina Krjuko nga Bjellorusi me dy gabime. Në disiplinën individuale në 20 kilometra për burra vetëm 1 bullgar hyri në 30 të parat. Ivan Zllatev zuri vendin e 30 me 5 gabime në qitje. Në Nove Mesto bullgarja Desisllava Stojanova përfundoi në vendin e 18 në vrapimin e 7.5 km.
Ditë të numëruara mbeten deri tek fillimi i Lojërave Dimërore në Soçi. Maria Kirkova do të mbajë flamurin e delegacionit bullgar, njoftoi qendra e shtypit e Komitetit Olimpik Bullgar. Sportistja në ski disiplinat alpine do të mbajë flamurin kombëtar gjatë kohës së hapjes zyrtare, që është caktuar për ditën e premte, 7 shkurt. Për Kirkovën kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë në olimpiadë pas Torinos dhe Vankuvër. Në Soçi, Maria Kirkova do të marrë pjesë në sllallomin gjigant dhe në sllallom.
Venelina Veneva u klasifikua në vendin e tretë në kërcimin së larti në turneun e atletikës së lehtë në qytetin çek Trinec. Bullgarja arriti rezultat prej 190 cm. Fituese u bë Ema Grijn Tregaro nga Suedia me 197 cm, e pasuar nga Ana Shimiç nga Kroacia me 192 cm. Ditë më vonë në turneun e dytë nga vargu Moravia High Jump Tour në qytetin çek Hustopeçe, bullgarja u bë e katërt me një rekord personal për stinën prej 191 centimetra.
Sportisti i atletikës së lehtë Denis Dimitrov u zgjodh për sportist më të mirë të ri të Bullgarisë për vitin 2013. 52 sportistë të rinj , përfaqësues të 22 loje sporti morën pjesë në anketë dhe Dimitrovi grumbulloi 510 pikë nga gazetarët të cilët kanë votuar. Vrapuesi 19 vjeç e tejkaloi me 28 pikë të dytin në klasifikim – basketbollistin e skuadrës kombëtare dhe të “Aris” Selanik, Aleksandër Vezenkov. Në vend të tretë u rendit kampionia botërore dhe me medalje të argjendtë nga Kampionati evropian në mundje për vajza Elica Jankova, e cila mblodhi 384 pikë. Dekoratën për skuadër të vitit e fitoi ansambli i gjimnastikës artistike për vajza.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..