Bullgaria të kthehet në një luginë të Siliciumit në Evropë dhe një revolucion në arsim për inxhinierë të softuerit – këto janë qëllimet ambicioze të Svetlin Nakovit. Rruga drejt realizimit të tyre kalon përmes Universitetit të Softuerit, i cili do të hapë zyrtarisht dyer më 16 shkurt.
“Ky është universiteti i parë, i cili është i orientuar ndaj industrisë dhe do t’i arsimojë studentët me këtë e cila kërkohet më tepër në tregun e punës. Mësimi mund të bëhet vetëm përmes praktikës”, sqaron ai. Vetë Svetlin, i cili është mes inxhinierëve të afirmuar të softuerit tek ne, ka tanimë një përvojë 10 vjeçare si arsimues mbi programimin. Kurse për këtë që, nevoja për kuadro të ngjashme është e madhe, flasin shifrat. Në Bashkimin Evropian deficiti i kuadrove në sferën IT mund të arrijë shifrën kolosale prej 900 000 deri në fund të vitit 2015. Në Bullgari sipas të dhënave të degës, mangësia është prej rreth 27 000 programistë dhe inxhinierë softuerikë. Pikërisht në sajë të nevojës prej kuadrove pranimi në SoftUni do të jetë 3 herë në vit. Ai do të realizohet me provim në programim, ku përpara kësaj kandidatët do të kalojnë një kurs dymujor falas. Klasa e parë do të fillojë arsimin e vet më 7 maj, kurse kursi përgatitor starton akoma në fund të këtij muaji. Interesi është i madh. Vetëm për dy ditë rreth 500 veta kanë dërguar dokumente.
“Ambicia ime është ta ndryshojmë Bullgarinë, ekonominë dhe t’ia një shtytje shumë serioze ekonomisë – është i mendimit Svetlin Nakov. – Ne do të fillojmë me disa mijë veta në Sofje dhe pak nga pak do të organizojmë kurse dhe në qytete të tjera, përfshi dhe në qytete më të vogla, jo vetëm në Varna, Burgas dhe Plovdiv, por dhe në Tërgovishte, Haskovo, Montana e të tjera. Por, kjo do mjaft kohë, nuk do të bëhet menjëherë. Do ta realizojmë me pedagogë vullnetar, me ndihmën e organizatave vendase. Qëllimi im është të mund të bëjmë një revolucion në arsimin për inxhinierë të softuerit dhe t’i japim mundësi secilit në Bullgari, i cili do që të mësojë programim, të mund ta bëjë dhe t’i sigurojë vetes të ardhme, profesion, punë dhe një standard të mirë.”
Qëllimi i Svetlin Nakovit është që çdo vit gjatë kursit përgatitor të kalojnë rreth 5000 veta. Pas kësaj sita do të jetë e madh dhe deri në final do të arrijnë mezi rreth 15-20%. “Ata të cilët do të përfundojnë studimet, me të vërtetë janë të shkëlqyeshëm. Profesioni ynë nuk është i lehtë dhe që të mund njeriu të ketë sukses, është e domosdoshme gjatë vitit të parë të praktikojë nga 10-12 orë në ditë”, sqaron Svetlin. Procesi mësimor në SoftUni mund zhvillohet edhe onllajn. Ai është i ndarë në 6 nivele nga 4 muaj. Ushtrimet dhe puna mbi projektet zënë një pjesë të konsiderueshme nga procesi mësimor. Sistemi i vlerësimit është i ndryshëm nga ai i njohur në universitetet tradicionale.
“Ne kemi një sistem pikësh, gjatë të cilit provimi formon vetëm 60% nga nota – sqaron Svetlin Nakov. – Të tjerat janë nga veprimtaria, lidhur me ndihmën reciproke me kolegë në procesin mësimor, kontribut ndaj forumit diskutim, pjesëmarrje si asistent në universitet e të tjera. Për të gjitha këto japim pikë dhe kështu njeriu klasifikohet më përpara. Duke u klasifikuar më përpara, studenti mund të mësojë falas, të fillojë punë ose stazh në firmë më herët sesa të tjerët dhe të përparojë në universitet me dijet e veta dhe me punën e jashtë orarit.”
Akoma përpara se universiteti të startojë zyrtarisht, firmë nga dega tregojnë një interes serioz për partneritet. Tanimë 20 prej tyre kanë shprehur gatishmëri të përfshihen, duke lëshuar bursë për studentë në SoftUni kundër angazhimit për punë pas përfundimit të studimeve.
“Ne kemi parashikuar stazh në luginën e Siliciumit në ShBA në firma si Facebook dhe Google – thotë Svetlin Nakov. – Kemi tanimë marrëveshje me ta, por unë preferoj fillimisht të plotësojmë nevojat e industrisë sonë dhe pas kësaj të mendojmë për ShBA dhe për eksport.”
Përvoja e tij e deritanishme si arsimues mbi programimin tregon se 95% nga ata të cilët kanë përfunduar arsimin fillojnë punë në mënyrë të suksesshme. Ata të cilët kanë kaluar me sukses përmes të gjitha niveleve të arsimit në SoftUni marrin diplomë, e cila vërteton dijet e fituara praktike dhe mjeshtëritë. Por, ata të cilët duan të marrin dokument për një arsim të lartë, do të duhet të vazhdojnë arsimin e tyre akoma 1-2 vjet në një universitet-partner.
“Aktualisht jemi në partneritet me MT&M Kolegj për marketing, menaxhim dhe sipërmarrësi, ku specialiteti i përbashkët është sipërmarrësi IT – shpjegon Nakov. – Përgatiten njerëz, të cilët do të jenë menaxher të biznesit personal në fushën e teknologjive të softuerit. Dy vitet e para ata mësojnë programim dhe teknologji te ne. Pas kësaj vazhdojnë me menaxhim, marketing, inovacione, sipërmarrësi, drejtim të projekteve, disiplina ekonomike dhe mund të kuptojnë sesi punon një firmë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..