Nuk është për t’u besuar, se në shekullin XXI akoma ekzistojnë kënde të tilla. Kovaçevica është si një dekor i filmit historik. Në sfondin e shtëpive të vjetra gurore dhe rrugicave të pjerrëta u xhiruan disa nga filmat bullgarë me popullaritet më të madh. Pa dyshim njeriu duhet të vijë këtu, që të bindet vet në magjinë e këtij vendbanimi. Koha këtu po kalon pa u nxituar. Duke shëtitur rreth e përqark fshatin, njeriu transferohet shekuj të tëra mbrapa. Dhe as vala e turistëve, as ambiciet biznes të sipërmarrësve vendas mund ta ndryshojnë këtë ndjenje. Kovaçevica është një përrallë e përjetshme, të cilën njeriu nuk lodhet të lexojë.
Është e vërtetë, se gjatë viteve të fundit ky fshat përrallor u kthye në një atraksion me popullaritet të madh jo vetëm për turistët. Regjisorë, njerëz publikë, intelektualë, blenë shtëpi të bukura, nja 100-200 vjeçare, duke i shndërruar në një mjedis artistik. Është prestigjioze, që sot të blihet shtëpi në Kovaçevica. Është prestigjioze gjithashtu, që të tregosh, si e ka rinovuar këtë shtëpi dhe si e ka rregulluar nga brenda me velenxa të vjetra. Megjithatë fshati nuk është një vend i snobëve. Ai magjeps me atmosferën e paprekur nga koha. Është shumë mirë, se ky fshat edhe më sot ruan pamjen nga lashtësia e thellë megjithëqë pjesa e madhe e shtëpive janë të kthyera në hotele, vila private, galeri të arteve figurative...
Supozohet, se fshati Kovaçevica daton nga shekulli XV, kur kjo pjesë e Ballkanit ishte nën sundimin turk. Banorët vendas tregojnë, se fshati u themelua nga të ashtuquajturat arnautë – të shpërngulurit të krishterë nga trojet e Shqipërisë së sotme. Ata u vendosën për banim në pjesën e poshtme të fshatit, rajon ky i cili e deri më sot mban emrin Mëhalla e Arnautëve. Më vonë këtu mbërritën të popullohen edhe ardhës të tjerë. Dalë ngadalë fshati filloi të zmadhohet dhe të prosperojë. Pamjen e sotme, fshati e fitoi gjatë shekullit XVIII. Në atë kohë burrat vendas kishin lavdinë e ndërtuesve të talentuar dhe të përsosur. Verën ata vajtën në kurbet në Francë, Spanjë, Itali. Dimrin ktheheshin në shtëpi dhe megjithë acarin e ashpër dhe furtunat e mëdha ata ndërtuan shtëpi. Në krijesat e tyre ata aplikuan novitetet më të reja të arkitekturës evropiane. Dhe fenomeni më i madh, që provokonte çudinë e banorëve, ishte sistemi i kanalizimit. Vladimir Zhuglev, pasardhës i njeri prej fiseve të para, që u vendosën për banim në Kovaçevica, tregon:
“Stërgjyshërit tanë duke punuar jashtë shtetit, pasuruan zanatin, që zotëruat. Kështu me ndërtimin e shtëpisë së parë të fshatit, filloi të rregullohet edhe infrastruktura. Të gjitha banjat janë brenda në shtëpi. Kështu çdo shtëpi ka tri detaje karakteristike – banja, lajtore dhe furrë për pjekjen e bukës. Edhe më sot kjo infrastrukturë 500 vjeçare punon.”
Shtëpitë nuk janë tepër të larta, por janë me disa kate – një gjë jo aq e zakonshme për arkitekturën bullgare nga koha e rilindjes. Të ndërtuara mbi njëra tjetrën, ato sikur synojnë të zënë pak vend në terrenin e kufizuar malor. Nga çardakët e këtyre shtëpive të mrekullueshme hapet një pamje magjepse drejt bjeshkëve të malit dhe Rodopet shihen si në pëllëmbë të dorës. Ajri është kristaltë i pastër, ndërsa natën yjet sikur vështrojnë shkarazi përmes dritares. Mundësitë për pushim këtu janë të shumta – vila, shtëpi për mysafirë, hotele familjare... Dhe megjithëqë nga jashtë ruajnë pamjen shekullore, nga brenda janë të rregulluara me të gjitha komoditetet moderne. Ato ofrojnë të gjitha ekstrat krahas banjave moderne, internetit dhe televizionit të satelitit. Mobiliet janë në stilin e stërgjyshërve tanë dhe janë të punuara prej druri. Në këtë vendbanim njeriu mund të shijojë të gjitha gjellët tradicionale të kuzhinës së Rodopeve. Rajoni i fshatit Kovaçevica ofron mundësi për turizëm. Këtu ka shumë fenomene natyrore dhe monumente historike. Të mos flasim për peizazhet e mrekullueshme dhe shtigjet malore, që çojnë deri te vende me natyrë të egër dhe të paparë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Nikollova
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top..