Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maksim Benvenisti: “Bullgari është tolerant në mënyrë unike”

БНР Новини
Foto: BGNES

Radioja Kombëtare Bullgare ishte mikpritëse e debatit me pjesëmarrje ndërkombëtare kundër gjuhës së urrejtjes. Shkak për të u bë marshimi i planifikuar për 15 shkurtin në kujtim të gjen. Hristo Llukov, lider i Bashkimit të Legjioneve Kombëtare Bullgare gjatë periudhës 1932-1943, që njihet me idetë e tij anti-semite. Në deklaratën e shpërndarë gjatë forumit, Organizata e Hebrenjve Bullgarë “Shallom” vuri në dukje se, marshi i planifikuar minimizon përpjekjet e autoriteteve të Sofjes për popullarizimin e tolerancës dhe respektit ndaj së ndryshmes.

Dokumenti u përkrah nga Bashkimi Antifashist Bullgar, nga Fronti Patriotik, Kryemyftiu i Bullgarisë, Bashkimi Kombëtar i Bashkësive Fetare, Këshilli Qendror Shpirtëror Izraelit, Këshilli Shoqëror Rom “Kupate” e të tjera. Kundër shfaqjes nacionaliste u shpall dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. “U drejtohemi institucioneve kompetente, përfshiu Bashkinë e Sofjes, të shfrytëzojnë të drejtat të cilat u janë dhënë nga ligji, dhe të ndërmarrin masa adekuate për moslejimin e shfaqjeve si marshi i Lukovit.” Këtë e deklaroi nga tribuna e Parlamentit kryetari i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ljutvi Mestan.

“Toleranca te bullgarët është shumë më tepër, urrejtja është pak”, deklaroi gjatë kohës së forumit në Radion Kombëtare Bullgare ambasadori i Izraelit Shaull Kamisa Raz. Le të rikujtojmë se populli njeridashës bullgar shpëtoi 50 mijë hebrenj, pavarësisht nga presioni i fortë i Gjermanisë naziste dhe një pakice ekstremiste në vend.

“Bullgari është tepër tolerant mbi parimin fetar dhe etnik – është i mendimit kryetari i Organizatës së Hebrenjve Bullgar “Shalom”, Maksim Benvenisti. – Ai mund të shkojë të vrasë, siç e kanë përshkruar klasikët, për një copë tokë. Por, asnjëherë nuk do t’ju vrasë, sepse jeni nga ndonjë fe ose kombësi tjetër. Bullgari është tolerant, sepse mendon thellë. Por është shumë jo tolerant kur bën dialog, ai bile nuk mund të lidhë marrëveshje – kjo e cila në botën moderne ka evituar shumë konflikte dhe tensione.”

Benvenisti vuri në dukje se, shumë njerëz kanë dobi nga gjuha e urrejtjes. Këta janë manipulues politikë, ose njerëz, të cilët e ndiejnë veten si humbës socialë. Sipas fjalëve të tij, duhet të fillojmë të flasim për këtë, që të mund të evitohen rreziqet për sigurinë e Bullgarisë në kohë: “Të jetojmë mes urrejtjes dhe marrëzisë nuk është e përshtatshme për njeriun. Është e vërtetë se, tani flasim për gjuhën e urrejtjes. Por sot është vetëm gjuhë, kurse nesër mund të jetë veprim. Pa qenë një predikues i keq, historia na ka mësuar se, kemi avancuar, sepse kemi luftuar. Prandaj duhet të luftojmë. Nuk është e mundur që të gjithë të duam njëri-tjetrin. Por, nuk është e domosdoshme dhe të urrehemi”.

Në Evropë është në dukje tendenca e zgjerimit të gjuhës së urrejtjes, përfshi edhe ndaj imigrantëve, a ka ndikim kjo në Bullgari?

“Evropa është kontinent i populluar me njerëz, tek të cilët ndjenja për egoizëm është shumë e zhvilluar. Në krahasim me botën tjetër, ne synojmë të ruajmë mirësitë, të cilat historikisht janë grumbulluar në këto territore. Bullgaria, të cilën e qajmë vazhdimisht, bile dhe e varfër, është shumë herë më e pasur dhe më bujare, nga pjesa më e madhe e vendeve në Afrikë, Azi dhe bile në Amerikën Jugore. Në këtë egoizëm, ne duam të mbrohemi kundër të huajve. Përpara viteve në Evropë i kanë urryer hebrenjtë. Ata janë dukur si njerëz, të cilët e marrin kotheren e bukës të gjermanit të zakonshëm, ose të austriakut, çekut, hungarezit, francezit. Sot në Evropë po vazhdojnë t’i urrejnë izraelitët dhe për këtë ka shumë shkaqe. Por më tepër i urrejnë të huajt. Por ne, kur vjen një person nga ndonjë vend tjetër, e urrejmë sepse ai është konkurrencë. Egoizmi është një tipar dominues i sjelljes evropiane. Në qoftë se po vazhdojmë kështu, do të vetvrasim si shoqëri. Kurse ne jemi nga etnose të ndryshme, të cilët jetojmë së bashku në këtë tokë prej qindra viteve. Dhe të gjithë jemi bullgarë. Imigranti është i mirëseardhur dhe tani, mjaft të jetë një njeri i ndershëm. Në qoftë se nuk mund të integrohet, nuk do të bëhet bullgar, por fëmijët e tij kanë shans të bëhen. Nuk shikoj asgjë të keqe në këtë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD