Lirisht mund të thuhet se gjatë kësaj stine të vjeshtës dhe të dimrit bullgarët ishin të lumtur për sa i përket klimës. Deri sa pjesa veriore të kontinentit po zhytej në ujë dhe stuhi bore në Bullgari vjeshta ishte e thatë dhe e ngrohtë, ndërsa tani gjatë dimrit nuk ka dëborë dhe gati sikur nuk është dimër. Dielli dhe temperaturat e larta i ngjajnë pranverës së vonshme. Me motin e ngrohtë në fillim të shkurtët na gëzuan edhe zogjtë që zakonisht vijnë në rajonet tona gjatë marsit. Natyra u dha pushim bullgarëve për të cilët stina e vjeshtës dhe të dimrit është më e rëndë sepse atëherë xhepi i tyre po thuaj zbrazet.
Për nga të ardhurat bullgarët radhiten në vendin e fundit të BE-së kjo dihet prej kohe. Dimri i ngrohtë solli pak lirim të nyjës sa u përket shpenzimeve për ngrohje dhe la pak gëzim në zemrat. Me gjithë këtë statistika e tremujorit të fundit të vitit të kaluar tregon se shpenzimet e familjes mesatare bullgare rriten më shpejtë, ndërsa të ardhurat më ngadalë. Për tre muajt e fundit të vitit 2013 mjetet që kanë hyrë në familjet bullgare janë me 6% më shumë, por në të njëjtën kohë shpenzimet janë rritur me 7%. Pak më shumë se 60% prej të ardhurave harxhohen për ushqim dhe mirëmbajtje të shtëpisë. Me gjithë këtë ka dritë në tunel – në fund të vitit 2013 kemi paguar më pak për ujë, rrymë elektrike dhe ngrohje për shkak të ulës së vogël të çmimeve. Por vazhdojnë të rriten shpenzimet për alkool dhe cigare për veshje dhe këpucë për shëndetësi, transport dhe komunikime.
Çfarë të ardhura ka pasur bullgari i mesëm?
Për tre muajt e fundit të vitit të kaluar mesatarisht për një njëri nga familja ka pasur të ardhura prej 1228 leva (rreth 600 euro) ose mesatarisht nga 400 leva (200 euro). Për krahasim paga minimale gjatë vitit të kaluar ishte 310 (155 euro), ndërsa nga fillimi i vitit 2014 është 430 (170 euro). Të shtojmë edhe faktin se afro 600 mijë bullgarë kanë të ardhura rreth pagës minimale. Statistika llogaritë edhe shpenzime më të larta tremujore të bullgarit – rreth 1136 leva (rreth 570 euro). Edhe gjatë vitit të kaluar të ardhurat kryesore janë nga paga e punës dhe pensionet.
Të ardhurat e ulëta që shkaktojnë varfëri ose situatë në kufirin me të që ka përfshirë shumë familje bën shumë bullgarë emigrantë potencial. Nga fillimi i tranzicionit afro 2 milionë janë bullgarët që kanë kërkuar standard më të lartë të jetës në shtete të tjera. Sa do plane të mira për ulje të varfërisë të jenë parashikuar në buxhetin për këtë vit, ky është një hap i vogël. Page minimale që u rrit pak. Rritja e vogël e pensioneve që është parashikuar nga korriku, ndihmë për shtresat më të varfra, më shumë para për rritje të fëmijëve gjatë vitit të dytë të lejes së amësisë – po kjo është mirë por nuk mund të ndryshojë shumë gjërat. Në rast se papunësia nuk po ulet, por shënon rritje zgjidhja duhet kërkuar diku tjetër. Dhe secili bën zgjidhjen vet. Për më të rinjtë kjo zgjidhje zakonisht çon në rrugët për jashtë shtetit.
Sa u përket dimrit të ngrohtë – e presim edhe gjatë stinës së ardhshme.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve"...