Ivajllo Kallfin nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialisteve dhe Demokratëve u zgjodh të përfaqësojë Parlamentin Evropian në Grupin e sapokrijuar të nivelit të lartë për buxhetin e BE-së. Kjo është njohje për profesionalizmin e deputetit bullgar në Parlamentin Evropian. Pjesëmarrja e Kallfinit në Grupin e “të Urtëve Evropianë” përbën një shans për kontributin e Bullgarisë në reformimin e financimit të buxhetit të BE-së.
Në krye të këtij grupi është ish-komisonari evropian nga Italia, Mario Monti. Në grupin marrin pjesë nga tre përfaqësues të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Përveç Ivajllo Kallfinit, Parlamenti Evropian do të përfaqësohet nga lideri i liberalëve Gi Verhofsat, ish-kryeministër i Belgjikës, dhe po ashtu nga kryetari i Komisionit Evropian mbi buxhetin, Alen Lamasur nga Partia Popullore Evropiane. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga tre komisionarët evropianë: Marosh Shefçoviç, Janush Levandovski dhe Algirdas Shemeta. Në kuotën e Këshillit të BE-së janë tre ish ministra të financave. Qëllimi i këtij grupi është që të studiojë mënyrat e financimit të buxhetit të BE-së dhe të propozojë reforma rreth funksionimit të sistemit kështu që ky i fundit të bëhet më i drejtë, transparent e demokratik.
“Ideja ishte që gjatë miratimit të buxhetit të BE-së, ndryshe nga këto kombëtaret, njëkohësisht të shpërndahen shpenzimet – sqaron Ivajllo Kallfin. – Kështu, në vend të prioriteteve dhe politikave evropiane, çështja kryesore në parlamentet kombëtare është depozita e cila i takon secilit vend anëtar. Ka vite të tëra që nuk janë të qartë faktorët sipas të cilëve caktohet niveli i depozitës. Në vend të parë duhet të hiqen të ashtuquajturat “ulje” në buxhetin e Evropës. P.sh., Britania e Madhe nuk e paguan të gjithë depozitën e saj dhe kjo do të thotë se vendet e tjera, përfshiu Bullgarinë, japin depozitë shtesë. “Ulje” të këtilla ka gjithashtu edhe për Gjermaninë, Suedinë, Danimarkën e disa të tjera. Secili vend anëtar i BE-së duhet të ketë të qartë se sa depoziton dhe sa merr. Ka nevojë që pjesa dërmuese e të ardhurave në buxhetin e BE-së të hyjnë direkt në të dhe jo nëpërmjet buxheteve kombëtare. Qoftë nga një pjesë e TVSH-së, qoftë nga taksa e detyruar për 11 vendet anëtare mbi transferimet financiare, qoftë nga të ardhurat e ndryshme – më rëndësi është që të mos bëhen dy hapa.”
Ivajllo Kallfin është i bindur se këto ide do të jenë në favor po ashtu dhe të Bullgarisë. “Bullgaria është nga vendet të cilat marrin më shumë se sa depozitojnë – thotë deputeti evropian. – Rreth 4% të ekonomisë bullgare formohet nga të ardhurat evropiane. Është në interesin e Bullgarisë që buxheti i BE-së të financohet më tepër me të ardhurat tona se sa me depozitën nëpërmjet buxhetit kombëtar, për t’u zvogëluar ndikimi i vendeve-donatore të cilat kërkojnë të pakësojnë shpenzimet e tyre. Autonomia e buxhetit për vendet si Bullgaria do të thotë siguri, parashikueshmëri dhe shanse reale për mbështetjen e BE-së.”
Gjatë 2016-ës priten propozimet e para që do t’i bëjë Grupi i “të Urtëve Evropianë” për t’u ndryshuar financimi i buxhetit të BE-së. Pas kësaj reformat do të diskutohen në parlamentet e vendeve anëtare. Ndonjëherë këto të fundit kanë mendime krejtësisht të kundërta për së u përket të ardhurave kombëtare në BE. Disa shqetësohen të mos e humbasin sovranitetin e tyre po të shtohen financat e BE-së dhe ky i fundit të bëhet më i pavarur se vendet veças. Pozitivja në këtë situatë është se përfaqësuesit e Grupit “të të Urtëve Evropianë” kanë vërtetuar se mund ta gjejnë konsensusin midis partive të ndryshme, në mes të vendeve anëtare, dhe po ashtu në mes të institucioneve evropiane.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..