Në fund të muajit shkurt Parlamenti Evropian miratoi Marrëveshjen e readmisionit të imigrantëve ilegalë të Bashkimit Evropian me Turqinë, të firmosur gjatë muajit dhjetor 2013. Në të thuhet se imigrantët e paligjshëm nga Bashkimi Evropian në Turqi dhe nga Turqia në Bashkimin Evropian do të duhet të kthehen. Kjo lidhet jo vetëm me qytetarët e tyre, por dhe me vende të treta, të cilat kanë hyrë në Bashkimin Evropian ose në Turqi përmes vendeve nga Bashkimi ose Turqia.
Marrëveshja është e mirë edhe për Bullgarinë – një nga vendet më të varfra në Bashkimin Evropian. Vetëm për një vit numri i imigrantëve ilegalë nga Turqia në Bullgari tanimë është mbi 11 mijë veta. Bile Këshilli “Drejtësi dhe punë të brendshme” më 3 mars në Bruksel pohoj: Bullgaria është një nga tre vendet anëtare, e cila ka marrë një peshë më të madhe nga vala e refugjatëve nga Siria, bashkë me Gjermaninë dhe Suedinë. Kurse me pranverën pritet dhe një rrymë e madhe, tregon një raport i kryeministrit Pllamen Oresharski. Në këtë kuptim marrëveshja e miratuar për readmision është një hap i shumëpritur përpara me dobi të veçantë edhe për Bullgarinë, e cila nuk ka një të tilla dypalëshe me Turqinë. Ajo i detyron që të dyja palët të kthejnë mbrapa qytetarët e vet ose qytetarët e vendeve të treta pa dokumente për vendbanim, si dhe personat pa shtetësi, të cilët kanë hyrë në Turqi ose në Bashkimin Evropian, duke kaluar përmes shteteve nga BE-ja ose Turqia. Dhe do të ndihmojë mjaft për pakësimin e imigrantëve të paligjshëm, të cilët hyjnë nga Turqia në Bashkimin Evropian, si dhe në luftën kundër krimit transkufitar dhe trafikut të njerëzve. Marrëveshja parashikon që Bashkimi Evropian t’i japë një ndihmë financiare dhe teknike Turqisë, që të forcojë policinë e vet kufitare dhe të vendosë teknikë për vërejtje të kufijve. Por do të hyjë në fuqi mezi pas ratifikimit zyrtar nga Bashkimi Evropian dhe Turqia. Deri atëherë zgjidhja e çështjes me personat të cilët e kalojnë kufirin e Bullgarisë me Turqinë në mënyrë ilegale varet nga përpjekjet bilaterale. Gjatë vizitës së ministrit të jashtëm turk Ahmet Davutogllu përpara ditëve të numëruara në Bullgari ministri i jashtëm Kristian Vigenin komentoi kështu:
“Si shtesë ndaj asaj që tanimë është thënë për evitimin e rrymës së refugjatëve, deri më disa ditë presim të firmoset marrëveshja me Turqinë për qendrën kufitare trepalëshe (që përfshin dhe Greqinë). Për këtë qëllim në Sofje do të vijë ministri i punëve të brendshme i Turqisë. Po vazhdojnë dhe bisedimet mbi vërejtjen e përbashkët të kufirit. Me fjalë të tjera, hapa komplekse, të shënuara gjatë vitit të kaluar, një nga një po realizohen.” Kurse ministri i jashtëm turk Davutogllu shtoi: “E falënderoj zotin Vigenin për përpjekjet sa i përket kufirit. Në fakt ne i shikuam këto çështje akoma gjatë vizitës së tij në Turqi. Këto kontakte në një frymë jashtëzakonisht të dobishme dhe puna do të vazhdojnë edhe më tutje dhe me takime midis ministrave të punëve të jashtme dhe të ministrave të tjerë. Do të realizohen të gjitha kontaktet e domosdoshme.”
Çfarë dobie ka Bullgaria nga marrëveshja e readmisionit? Cilat janë masat e ngutshme mbi çështjen e refugjatëve deri në ratifikimin e saj?
“Kjo marrëveshje më në fund u lidh – komenton eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev. – Ajo ishte shtyrë shumë herë nga Turqia, për shkak të lidhjes me liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët turk për vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Sa më shpejtë dhe më efektivisht kjo bëhet fakt – shpresoj që kjo periudhë prej 2-3 vjetëve deri në hyrjen e tij në fuqi të pakësohet – kaq më mirë dhe për ne. Pas miratimit të marrëveshjes nga Parlamenti Evropian gjërat varen nga Turqia. Kjo do të thotë se ajo do të jetë gati të pranojë mbrapa personat, të cilët e shkelin kufirin e vendeve fqinje të saj Bullgaria dhe Greqia, qytetarë nga vende të treta si Pakistani, Afganistani, Siria ose kushdo qoftë vend tjetër. Nga Turqia për momentin thonë se, akoma nuk janë gati dhe kërkohet kohë, që të mund të përgatitet pala turke t’i pranojë mbrapa dhe t’i identifikojë në bazë të statusit (refugjatë e të tjera) ose që ku janë. Ky po kështu është një proces shumë i vështirë, sepse shumë prej tyre nuk janë të sinqertë, nuk tregojnë se që ku vijnë. Ose janë me dokumente të zhdukura dhe shumë vështirë mund të kuptohet se nga cili vend janë. Bullgaria ka ndërmarrë dhe duhet të vazhdojë të bëjë të gjitha hapat, që të evitohet kalimi i paligjshëm i kufirit, më në veçanti kur nuk është në pikat e kontrollit. Kështu që, shërbimet bullgare mendojnë se, ka problem në pjesët e mëdha kufitare, duhet që kjo të mund të evitohet. Më e rëndësishmja është dhe në një nivel evropian Fronteks të marrë më shumë të drejta dhe mjete. Që të mund të ndihmohet për ruajtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian në mënyrë solidare dhe nga vendet e tjera anëtare, të cilat gjenden në brendësinë e Bashkimit dhe pa kufij të jashtëm evropianë. Vendi ynë ka një përgjegjësi të madhe të ruajë kufirin jo vetëm përpara qytetarëve bullgar por dhe përpara të gjithë qytetarëve evropianë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas..