Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shumicën e bullgarëve stresi është pjesë e jetës së përditshme

Foto: arkiv

Mënyra e jetës nën stres është shkaku për shumë sëmundje. Studimet tregojnë se gjatë dekadave të fundit ka rritje të konsiderueshme të numrit të njerëzve viktima të stresit. Më shpesh ata janë në moshë të aftë për punë që kanë marrë për sipër shumë detyrime ose në profesione me kanë risk në rritje stresi – policë, mjekë, juristë, gazetarë, pedagogë etj. Stresi a është i pranishëm në jetën e përditshme të bullgarit.

“Për fat të keq kjo është ashtu – thotë prof. Zaharinka Savova pedagoge në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit të Mjekësisë në Sofje. – Mënyra jonë e jetës, e organizimit të ditës, vet i menduari i orientuar drejt ngritjes së vazhdueshme të kërkesave ndaj vetës, na stresojnë. Para se gjithësh stresi reflekton në mënyrë jo të favorshme mbi sistemin imun dhe mund të shfaqen siklete të ndryshme – rritje e temperaturës, ftohje të shpeshta, i ashtuquajturi diskomfort fizik kur nuk jemi as të sëmur as të shëndosh. Vihen re ndryshime në tensionin e gjakut në gjymin d.m.th. gjymi nuk është i qetë. Mund të shihen edhe çrregullime në oreks – ushqim i tepërt dhe rritje të peshës ose e kundërta mos dëshirë për të ngrënë dhe mungesë oreksi. Shpesh herë mund të vihen re edhe të ashtuquajturat simptoma të lidhura sëmundje psike-somatike – këto janë sëmundje një prej shkaqeve kryesore për të cilët është gjendja jonë psikike dhe më tepër mënyra e jetës sonë. Doemos duhet të ekzistojnë të gjitha këta simptoma që të themi se jeta jonë është nën stres, gjë që do të thotë që nuk është i mirë për shëndetin tonë. Për sa i përket gjendjes sonë emocionale vihet re nervozizëm, lodhje, izolim, mbyllje. Emocione që lidhen me qëndrim negativ ndaj vetës, ndaj botës, shpesh herë vihen re edhe çrregullime alarmante, gjendje depresioni.”

Vitet e fundit stresi patologjik po kthehet në epidemi dhe konsiderohet aq serioz se sa edhe aksidentet në punë. Sipas të dhënëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 50-60 % prej ditëve të humbura pune në BE janë lidhur me stres dhe me sëmundje të shkaktuara nga stresi.

“Ka disa lloj stresi – thekson prof. Savova. – Stresi që është më i rrezikshëm për shëndetin tonë është ai i përditshëm, i cili grumbullohet në kohën në vazhdim të muajve dhe viteve. Ka edhe të ashtuquajturin stres “akut” i cili shfaqet në ngjarje të jashtëzakonshme në jetën tonë. Por ky lloj stresi nuk është aq i rrezikshëm, sepse ndodhet për një periudhë të shkurtër dhe mundësitë që njeriu të reagojë, të mobilizohet dhe të përballojë situatën janë më të mëdha. Stresi i përditshëm është më i rrezikshmi, sepse ai grumbullohet në kohën, në shumicën e rasteve njerëzit nuk marrin masa për përballimin e tij. Për sa i përket stresit profesional ai mund të shkaktohet nga mënyra e punës, nga kënaqja juaj nga profesioni, nga marrëdhëniet në kolektivin e punës. Njeriu duhet të jetë i orientuar te rishqyrtimi i pozitës së vet në punë dhe nga kënaqja e tij nga puna.”

Lajmi i mirë është se ka disa mënyra që të përballojmë stresin.

“Së pari gjithmonë rekomandoj që të përpiqemi që të arrijmë një farë bilanci në jetën tonë – këshillon profesor Savova. – Jetojmë në mënyrë shumë të nxituar, sepse pjesën e madhe e kohës ua kushtojmë punës të japin energji punës ose familjes. Nuk kuptojmë domosdoshmërinë ose nëse kuptojmë nuk gjejmë kohë për këtë të pushojmë të relaksojmë, të mbledhim energji – gjë që do të na lejojë që të funksionojmë më mirë. Secili duhet të gjejë kohë gjatë javës kur të kujdeset për vetën – të merret me sport ose së paku të bëjë një shëtitje në natyrë – gjë që ndikon shumë mirë mbi shëndetin tonë psikik, emocional dhe fizik. Me rëndësi është që të monitorojmë edhe mënyrën tonë të ushqimit. Për fat të keq përshtypjet e mia janë se në Bullgari shumë njerëz nuk ushqehen si duhet. Ushqehen para se gjithësh në mbrëmje dhe hanë sasi më të mëdha. Keqpërdoren cigaret, alkooli. E gjithë kjo shkatërron shëndetin tonë. Që të parandalojmë stresin është e nevojshme të mendojmë pozitivisht. I menduari pozitiv është provuar se ka ndikim të favorshëm mbi shëndetin e tërësishëm të njeriut. Kështu që duhet të injorojmë mohimin, urrejtjen dhe agresionin. Duhet të mësohemi që të orientojmë të menduarin tonë te dashuria, besimi te kërkimi i gjërave të bukura në jetë.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD