Mirëpo, siç duket, Bullgaria dhe institucionet bullgare mbeten prapa në këtë drejtim, qoftë për shkak të njohjes së keqe të fakteve historike, qoftë për shkak të disa shqetësimeve të tepruara, qoftë për pamundësinë për t’u përballuar disa klishe nga e kaluara. Gjithsesi, pavarësisht nga shkaqet, kjo nuk mund të justifikojë mosveprimin e institucioneve, si dhe heshtjen e tyre, kur të bëhet fjalë për rikthimin e lipsanave të mbretit bullgar Ferdinand në Bullgari. Ne kemi një fjalë të urtë: “Populli pa histori është një popull pa të ardhme!”.
Kush është Ferdinand i parë dhe cilët janë trashëgimtarët dhe paraardhësit e tij, të cilët kanë udhëhequr vendin tonë pas Çlirimit tonë nga robëria turke më 3 mars të vitit 1878 deri në vitin 1946? Hollësi për këtë mund të mësoni, po të klikoni mbi audio-ikonën.
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..