Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Verës në Shqipëri në syrin e dy gazetareve udhëtare

БНР Новини

Dita e Verës, meqë se ka rrënja pagane, festohet në shumë vende të Ballkanit. Në Bullgari festimet organizohen më 1 mars kur lidhet verorja në duar. Verorja mbahet deri sa të shihet lejleku i parë apo pema e çelur. Në Shqipëri Dita e Verës festohet një herë më 1 mars në rrethin e Korçës dhe një herë më 14 Mars. Në Veriun e Shqipërisë fijet e kuqe e të bardha të cilat dredhen për t’u lidhur në duar nuk është zakon i përhapur. Po, si festohet në kryeqytetin shqiptar?

Duke e gjetur veten në qendrën e Tiranës fiks më 14 mars, e pamë gjithë qytetin plot e përplot njerëz, të cilët ecnin në drejtime të ndryshme dhe shijonin rrezet e diellit. Verorja, e cila supozohet të jetë simboli i Ditës së Verës, kishte marrë lloj-lloj  trajtash e ngjyrësh.

Në Tiranë nuk mungonte as shitja e ballokumeve. Në çdo qoshe dëgjohej “Ballokume, prodhim Elbasani”, “Blini ballokume për Ditën e Verës”. Dhe jo pse ka dallim i madh midis gatimit të kësaj ëmbëlsire në vendet e ndryshme, ne vendosëm të ndalonim në stendën e prodhimeve nga Elbasani. Sepse kur themi Dita e Verës mendja shkon tek Elbasani ku ballokumja është gatim karakteristik për këtë qytet të lashtë. Çdo vit Dita e Verës aty festohet madhërishëm.

Edhe sivjet më 13 mars të mbrëmjes sheshi kryesor i Elbasanit u mbush me njerëz të cilët nderonin natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Për koncertin festiv me këngë popullore dhe moderne, përveç elbasanasve, ishin grumbulluar mysafirë nga trevat shqiptare, si dhe shumë të huaj. Autostrada e re qenka hapur. Siç u shpreh vetë kryebashkiuaku i Tiranës, z. Lulzim Basha “distanca fizike mes Elbasanit dhe Tiranës nuk ka qenë kurrë më e shkurtër”, kështu që shpejt e rigjetëm veten në kryeqytet.

Në qendrën e Tiranës aktivitetet nuk pushonin. Kultura shqiptare na u duk më së miri në Panairin “Blej Shqip”. Ushqime, tekstile e artizanate – prodhime vendase nga të gjitha trevat shqiptare. Paskemi gjetur vendin ku të kënaqnim syrin dhe të provonim shijen shqiptare. Bile në bulevardin qendror ishin ekspozuar qilima aq të bukur ngjyra-ngjyra, të qepura në mënyrë tradicionale se na erdhi në mendje “Pse të mos blejmë nga një. E po, si do t’i transportomë ato deri në Bullgari – i thamë vetes. Me biçikleta, iu përgjigj njëra tjetrës. Dale, ku të gjejmë biçikleta? Ja ku përball nesh”. Ishte e vërteta, përball kishte shumë biçikleta të grumbulluara por jo destinuar shitjes. Rinia demonstronte duke kërkuar që bashkia të ndërtojë më shumë korsi biçikletash. Sigurisht se të rinjtë e kanë të drejtë, së paku sepse atmosfera festive nuk shpërndahet në ajër të ndotur. Atëherë na ra në mendje, nëse sot rinia feston Ditën e Verës nëpërmjet protestës, si e kanë festuar dikur këtë ditë. Ulëm për të pirë nga një makiato në filxhan të madh dhe e takuam familjen e ndershme Hoxha. Muhabeti ra për Ditën e Verës në Kukës.


Udhëtimi ynë përfundoi në fshatin Bicaj me një kafe turke përgatitur nga duart e arta të Borës, së cilës ia lidhëm një verore bullgare.
Fotografi: Anna Kapitanova dhe Maria Peeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra urbane dhe parahistorike e nxjerrjes së kripës Provadia-Kriporja

Dita e Dyerve të Hapura në Provadia-Kriporja

Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të..

botuar më 25-09-21 8.20.PD

Fshati Trigrad është mikpritës i Tubimit Kombëtar të Qenit Karakaçan

Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që prej vitit 2005. Emrin e ka marrë nga barinjtë nomadë – karakaçanët, të cilët udhëtonin me tufat e..

botuar më 25-09-21 7.05.PD

Nisma "Tavolina e Madhe: Një komunitet" për herë të fundit këtë vit

Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një komunitet – të ulur në një tavolinë të përbashkët. Në korrik 2024, në rrugën "Ekzarh Josif", dhe në..

botuar më 25-09-20 8.10.PD