Dita Botërore e Ujit – 22 mars, sivjet do të kalojë nën moton “Uji dhe energjia”. Lidhur me këtë Asociacioni Bullgar i Ujërave dhe Shoqata “Unë e dua ujin” vendosën të tërheqin vëmendjen shoqërore mbi pendët duke organizuar një konkurs kombëtar të fotografive mbi këtë temë. Ai është pjesë e nismës “Ura Ndërkombëtare Ujore”, që mbahet në Sofje vitin e tretë me radhë. Konkursi provokoi një interes të jashtëzakonshëm. Në të u përfshin 250 fotografë, të cilët prezantuan më se 2500 fotografi. Përdoruesit e sajtit www.waterbrige.info kishin mundësi të zbulojnë peizazhe të papara dhe rajone me bukuri të egër pranë liqeneve artificiale në Bullgari. Krahas kësaj ata kishin mundësi në vazhdim të një muaji të caktojnë fotografitë më të bukura. Pesëdhjetë prej veprave të zgjedhura prezantohen nga 17 deri më 23 mars të këtij viti në Muzeun Kombëtar “Toka dhe Njerëzit”. Në një ceremoni speciale më 22 mars do të dekorohen tri fotografitë më të bukura.
Kryetarja e Shoqatës “Unë e dua ujin” Antoaneta Sallfixh shpjegon pse u zgjodh tema për liqenet artificiale: “Në radhë të parë pendët shtrihen në rajone jashtëzakonisht të bukura. Ndoshta për këtë arsye janë vend të preferuar për pushim dhe turizëm të njerëzve. Dhe këtë e vërtetoi edhe konkursi. Autorët paraqitën fotografi, që zbulojnë kënde piktoreske pak të njohura të këtyre viseve. Të gjithë mbetën të preokupuar nga bukura e rajoneve të fotografuara. Edhe vende, që vizitohen shpesh të kapur nga një këndvështrim krejt të ndryshëm duken si të panjohura. Kështu ato fotografi zbulojnë bukurinë e Bullgarisë:”
Tema e konkursit jep arsye prapë të shtrohet çështja për administrimin e liqeneve aritficiale në Bullgari. Gjendja e tyre nuk është shumë e mirë aq më tepër, se disa edhe fshehin rreziqe për popullsinë.
“Ekzistojnë shumë probleme dhe paqartësi rreth pendëve në Bullgari – shpjegon znj. Sallfixh. – Nuk është e qartë, kush e administron të gjitha ato impiante ujore. Krahas kësaj duhet të theksojmë, se legjislacioni evropian në këtë fushë është tepër e zhvilluar. BE-ja lëshon direktiva dhe Bullgaria duhet të respektojë kërkesat evropiane. Ato kanë të bëjnë me kontrollimin e nivelit të ujit të liqeneve artificiale, të sasisë dhe cilësisë së ujërave, të temperaturës së ujit e kështu me radhë. Në rast të lindjes së situatave kritike, atëherë duhet të ketë një sistem të paralajmërimit të hershëm të popullsisë.”
Mungesa e një sistemi të tillë u bë shkak, që para dy vitesh uji i liqenit artificial “Ivanovo” të përmbytë fshatin Biser në Bullgarinë Juglindore.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Shoqata “Unë e dua ujin”
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..