Më 20 mars Galeria “Astri” hap dyer për të gjithë adhuruesit e artit të piktorit të talentuar bullgar Rumen Raçev.
“Nuk kam ekspozuar piktura të veta në Sofje që prej tri vitesh – tha Rumen Raçev. – Ndër veprat e ekspozuara ka një pikturë shumë të shtrenjtë për mua. Para tri vitesh e paraqita në Parlamentin Evropian në Bruksel. Atëherë paraqita atje një ekspozitë prej pikturash të mia me rastin e tre marsit – festës kombëtare të Bullgarisë. Tani kam mundësi ta paraqes këtë pikturë edhe para publikut bullgar. Në fakt ajo u bë shkas për t’u organizuar ekspozita në Galerinë “Astri”. Ekspozita është optimiste, megjithëse ka edhe pak melankoli, trishtim dhe nostalgji, por kjo është pjesë e spektrit të qytetit. Kam në plan që këtej e tutje të shfaqem më shpesh në skenën bullgare. Mendoj se mund të jem interesant për adhuruesit bullgarë të artit.”
Rumen Raçev mbaroi Akademinë e Arteve në vitin 1982. Krijimtaria e tij është më e njohur jashtë shtetit sesa në Bullgari. Ai ka banuar dhe punuar në Gjermani në vazhdim të 18 viteve. Gjatë gjashtë viteve të fundit piktori qëndron më shpesh në Bullgari, pa u ndërprerë lidhjet e tij me galeritë gjermane dhe kolegët e tij gjermanë. Që nga viti 1988 deri në vitin 1996 ka paraqitur ekspozita me vete në SHBA, Finlandë, Holandë, Gjermani, Suedi, Zvicër, Itali, Belgjikë, Angli, Rusi. Në vitin 1991 Rumen Raçev fitoi çmimin e nderit të Jurisë Ndërkombëtare në konkursin e Torontos të Kanadasë. Pas vitit 1996 piktori paraqiti vepra të veta edhe në Bullgari – në Sofje dhe Plovdiv. Piktura të tij ka në koleksionet e Galerisë Kombëtare në Sofje, në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, në Muzeun e Artit Modern, në Bibliotekën në Nju Jork, në Muzeun e Nju Orliansit, në Bremen të Gjermanisë, në Cyrih të Zvicrës etj. Në ekspozitën e tanishme Rumen Raçev paraqet një cikël prej pikturash, të cilat pasqyrojnë qytetin, nga jashtë dhe brenda, dhe banorët e tij. Pikturat janë vizatuar në frymën e ekspresionizmit gjerman, me një aluzion delikat drejt El Grekos, Pikasosë, Dejvid Hoknit. Kështu stili i Rumen Raçevit nuk mund të harrohet dhe lë një gjurmë të konsiderueshme në artin figurativ.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..