Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktorët nga “Alo, alo!” për herë të parë para publikut bullgar

БНР Новини
Foto: BGNES

Një prej serialeve më të suksesshme britanike do të kthehet përsëri në eterin televiziv bullgar për herën e 22-të me radhë. Shkasi është vizita e pjesës më të madhe të aktorëve të filmit të njohur me seri “Alo, alo!” në Bullgari në kuadrin e edicionit të 18-të të festivalit “Sofia Film fest”. Këta janë aktorët Gaj Sajnër (togeri Gruber), Riçard Gibsën (Her Flik), Viki Mishel (Ivet), Artër Bostrom (polici Krabtrij), Sju Hoxh (Mimi) dhe Kim Hartman (Helga). Mungonte protagonisti i dashur Rene, në rolin e të cilit u mishërua Gordën Kej.

Zllatna Kostova. Foto: arkiv personalIdeja për vizitën e aktorëve të serialit të njohur më se 30 vjet pas projektimit të serisë së parë në Britaninë e Madhe në vitin 1982, është e përkthyeses Zllatna Kostova. Për të kjo ishte një ëndërr e madhe që prej shumë kohe. Përveç punës mbi nëntë stinët e filmit me seri, ajo përktheu gjithashtu edhe romanin “Ditarët e Rene Artoasë”, pas kësaj edhe pjesën “Alo, alo!”, e cila aktualisht luhet në Teatrin e Sofjes “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”). Filmi përbën një parodi të dramave për luftën. Subjekti zhvillohet në një qytet të vogël francez gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ideja është që të kritikohen stereotipat kombëtarë, kurse ndjenja e humorit i ndihmon heronjtë për t’i përballuar vështirësitë në realitetin jologjik ushtarak.

Tepër pak janë njerëzit, të cilët e vlerësojnë rëndësinë e madhe të punës së përkthyesit. Sa më e mirë është ajo, aq më pak i bën përshtypje shikuesit.

Për Radio Bullgarinë përkthyesja Zllatna Kostova shpjegon humorin britanik: “Humori britanik gjithmonë është në kufi. Ky fines, kjo lëvizje në kufi, midis nuancave të ndryshme, për mendimin tim, e krijon aromën e vërtetë të humorit britanik, si të thuash.”

Foto: siff.bgSalla e kinematografisë “Ljumier” ishte tepër e vogël, që të grumbullohen të gjithë adhuruesit e serialit. Çfarë i detyrohet popullariteti i madh i filmit me seri “Alo, alo!”?

“Riçard Gibsën thonte se në film ka shumë replika të trasha dhe në të njëjtën kohë qesharake, gjë që i gëzon shumë fëmijët – thotë Zllatna Kostova. – Kuptohet, grupet e ndryshme moshatare kërkojnë gjëra të ndryshme dhe i interpretojnë ngjarjet nga një pikëpamje e ndryshme. Mirëpo humori është i njëjtë dhe kur situatat janë qesharake, u pëlqejnë të gjithë shikuesve dhe ata çlodhen, duke i parë.”

Me siguri “Alo, alo!” nuk do të bëhej një hit i tillë në Bullgari, pa dublimin e suksesshëm të pesë aktorëve bullgarë. Në fakt ata dublojnë pothuaj 30 personazhe. Zërat e bukur dhe të dashur për publikun bullgar janë të Veneta Zjumbjulevës, Eva Demirevës, Veselin Rankovit, Stefan Dimitrovit dhe Ivan Rajkovit. Ata gjithashtu ishin të pranishëm në takimet midis aktorëve anglezë dhe publikut bullgar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është mikpritëse e një forumi evropian për gjuhët klasike

Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos..

botuar më 25-08-21 3.59.MD

Ekspozita “American Art” sjell në Burgas vepra të krijuesve botërorë

Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare..

botuar më 25-08-20 12.16.MD

“Bullgaria piktoreske” – turizëm në rrugën e letërsisë

Dhjetë universitete evropiane do të prezantojnë programin e tyre shkencor “Bullgaria piktoreske. Rrugët letrare bullgare” në fshatin malor Huhla, ndërsa studiues nga Ankaraja dhe Varshava marrin pjesë në mënyrë speciale në edicionin e këtij viti të..

botuar më 25-08-17 8.00.PD