Muaji mars ishte fortë për opozitën, por edhe muaj i paqartësisë politike. Pasi mjaft kohe procesi politik ishte i lehtë për shpjegim, kishte dy kampe të qarta – pushteti dhe protesta, tani kampet nuk janë të qarta. Vihet re edhe një paradoks – pikërisht kur protestat në rrugë u shuan, qeveria duket më e prekshme. Këto janë konkluzionet e Dimitër Ganevit dhe Përvan Simeonovit – analizatorë nga Instituti i Vlerave dhe Strukturave Sociale “Ivan Haxhijski”.
Marsi politik ishte muaji i partisë politike GERB. Pavarësisht nga komiteti i iniciativës për mbledhjen e 500 mijë nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e referendumit për rregullat zgjedhore, që ishte propozuar nga presidenti ato u bënë fakt në saj të kësaj partie politike. “PSB humbi nga konflikti në Ukrainë dhe pa mundësinë të zërë pozitë të fortë – është i mendimit politologu Dimitër Ganev. – GERB arriti të legjitimohet si e vetmja forcë opozitare. Në vend të parë shohim mundësinë dobët komunikatave të qeverisë të shpjegojë cilin do qoftë sukses të vet. Kështu është prej disa muajve e këtej. Në vend të dytë – mbi kazusin më të rëndësishëm politik (konflikti në Ukrainë) nuk shohim një pozitë të fortë unike. GERB mori iniciativën për referendumin dhe faktikisht mblodhi nënshkrimet. Sondazhet tregojnë se tashmë muaj të tretë e majta është në tendencë te rënies së përkrahjes, ndërsa GERB – te rritjes. Mundësia që PSB të mbetet forca e dytë tashmë duket po thuaj e sigurt, ndërsa kjo do të shkaktojë kundërvënie të interpretimeve nga ana e subjekteve politik.”
Sipas Dimitër Ganevit edhe pse GERB arriti të bashkojë forcat jashtë pushtetit në zgjedhjet do të qëndrojë para izolimit politik. “Ajo nuk mund të gjejë partner – deklaroi politologu. – Sepse për katër vite GERB arriti që të shtypë të gjitha partnerët e vet. I prishi të gjitha urët midis vetës dhe partive të tjera. Nuk la asnjë pikë dyshimi se partia GERB do të veprojë kështu edhe në të ardhmen. Kjo çoi në një situatë unikale në të cilin me një parlament prej katër partive, parti të tilla antagoniste si LDL dhe “Ataka” janë gati të shtrëngojë duart vetëm ish qeveritarët të mos jenë në pushtet. Ky problem nuk është zgjidhur deri më sot. Në fillim Blloku Reformator ishte kategorik kundër marrëdhënieve me GERB, por tashmë janë më të butë.”
Fushata për zgjedhjet e ardhshme për Parlament Evropian gjatë majit do të përmbajë tre gara me shumë rivalitet – PSB dhe LDL që mbështetin qeverinë, opozita në personin e partisë GERB dhe Blloku Reformator. Partia e re politike “Bullgaria pa censurë” e cila aktualisht ka mbështetje relativisht të mirë politike dhe projekti ABV të presidentit Georgi Përvanov do të luftojnë për legjitimitet.
Situata në Ukrainë, aneksimi i Krimesë dhe pozita bullgare komenton politologu Përvan Simeonov: “Ne kemi pakicë bullgare, ne jemi ekonomikisht të lidhur me Rusinë dhe na nevojiten garanci të qarta se ekonomia bullgare nuk do të humbet shumë nga sanksione eventuale ekonomike. Por ne jemi pjesë e familjes evropiane politike, gjë që do të thotë se pozita jonë duhet të jetë në sinkron me të. Deri tani Sofja zyrtare po përpiqet që të balancojë. Ministri i jashtëm Kristian Vigenin bëri një vizitë në Kiev. Në të njëjtën kohë PSB po mat çdo fjalë në pozitën e vet politike. Madje po krijohet përshtypja për kaos. Por sjellja e jashtme politike me zgjuarsi mund të bëjë polivalente. Kam dyshim se Bullgaria një kohë të gjatë mund të jetë në pozitë të tillë. Por edhe vet Evropa akoma nuk e pa përcaktuar qartë pozitën e vet midis politikës dhe biznesit.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..