Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja Maja Jordanova paraqiti një këngë të re

Foto: arkiv personal

Interpretuesja e re Maja Jordanova përsëri na rikujton për vetveten me këngën “Mos e lër për të nesërmen”. Muzika e këngës është kompozuar nga vetë këngëtarja. Mesazhi i këngës është që njeriu të jetë pozitiv, mirëdashës dhe ta vlerësojë atë që ka. Aktualisht, bashkë me ekipin e vet këngëtarja është duke punuar edhe mbi përgatitjen e spotit me regji të Llëçezar Petrovit. Orkestrimi është i Cvetan Nedjallkovit, kurse Ivajllo Vëllçev është autori i tekstit. Njeriu duhet të jetë mirënjohës për ngjarjet në jetën e tij dhe për faktin se ato nuk mund të përsëriten në të njëjtën mënyrë. Çdo ditë është unike, si dhe emocioni ynë gjatë kësaj dite. Ideja e këngës është që të jemi të mirë jo vetëm gjatë festave, por çdo ditë.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD

Festivali i muzikës elektronike LOST in HILLS në Plovdiv

Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..

botuar më 24-06-08 3.15.PD

Vasko Krëpkata feston ditëlindjen!

Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..

botuar më 24-06-06 6.20.PD