Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkthyesi Rumen Stojanov prezanton librin “Kujtimet prej dinozauri”

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 1 prill në Institutit Kulturor Hungarez përkthyesi Rumen Stojanov prezanton librin e tij më të ri “Kujtimet prej dinozauri”. Nën këtë titull autori i njohur ka mbledhur kujtimet dhe përvojën pothuajse gjysmëshekullore të përkthyesit të spanjishtes dhe portugalishtes. Libri doli në serinë “Mjeshtër të përkthimit” të Shtëpisë Botuese AB.

Dhe data 1 prill nuk u zgjodh rastësisht. Nëntitulli i librit është “Ridiculum vitae” ose biografia humoriste profesionale. Vet autori Rumen Stojanov thotë: “Zgjodha këndvështrimin humorist, nga i cili të shqyrtojë këtë periudhë të gjatë. Megjithëqë jeta është plotë befasi dhe ndodhi të llojllojshme, preferoj anën e tij qesharake dhe gazmore.” Tregimet e shkurtra janë plotë humor, ironi, sarkazëm. Autori rikrijon tablo pak të harruara të jetës nga koha e socializmit. Gjuha është e pasur, plotë fjalë të vjetra bile pak të harruara. Rumen Stojanovi ka përkthyer “100 vjet vetmi” të Markesit, veprat e autorëve të tillë si Kortasar, Borhes, Karpentier e shumë shkrimtarë të tjerë të njohur. Libri i parë i përkthyer prej tij nga gjuha spanjolle doli në vitin e largët 1963.

Ideja për librin e ri “Kujtimet prej dinozauri” i erdhi Rumen Stojanovit gjatë leksioneve në Universitetin e Sofjes, ku prej dekadash është profesor. Titullin e librit autori nuk e zgjodhi rastësisht. Kjo për arsye, se të gjithë të rinj shfaqin interes ndaj filmave, librave dhe artikujve lidhura me dinozaurët.

“Mendoj, se kjo është mënyra, në të cilën mund të tërheq vëmendjen e lexuesve, madje edhe ata që nuk lexojnë do të guxojnë që të hapin dhe të lexojnë këtë libër të trashë – thotë përkthyesi. – Ai përmban mendime, përshtypje, vëzhgime, ndodhi. Ato janë kujtimet e mia që nga pesë dekadash dhe në të vërtetë janë prej dinozauri. Në të u përpoqa të vlerësojë edhe shoqërinë socialiste, 25 vjet pas dështimit të këtij rendi shoqëror. Kjo për arsye, se asnjeri nuk duhet të gjykojë për punën e përkthyesve, pa marrë parasysh situatën e atëhershme teknike dhe ideologjike. Kjo nuk do të jetë e drejtë. Sot është më lehtë të punohet. E kam të qartë, se shumica e të rinjve nuk e dinë edhe si duket makina e shkrimit. Ata çuditen, pse një përkthyes, i cili ka përkthyer nja 5 – 6 libra për mbarë jetën, është i madh. Ata nuk mund të përfytyrojnë, se në kohën e atëhershme mungonin fjalorët, manualet edhe librat. Përkthimi gjithnjë ka luajtur një rol të rëndësishëm në letërsinë bullgare. Vëllezërit Shenjtorë Kirill dhe Metodij, krijuesit e alfabetit bullgar, para se të bëhen mësuesit tanë të parë ishin përkthyes, sepse ata përkthyen fragmente nga Bibla.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD