Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rritet nataliteti ndër të miturit

БНР Новини
Vëzhgohet një tendencë shqetësuese për rritjen e numrit të rasteve kur “fëmijë lindin fëmijë”.
Foto: BGNES

25 vjeçarja Asja Hasie nga Burgasi tashmë është gjyshja më e re në Bullgari, shkruan gazeta “Standard”. Gruaja e re tashmë ka nip 5 muajsh. Ajo vet e ka lindur vajzën e vet në moshë 12 vjeçe. Lajme të tilla nuk janë të rralla. Numri i lidhjeve në moshë të re po shtohet. Vetëm deri në fund të shtatorit të vitit të kaluar lehonat e mitura deri në moshë 14 vjeçe, po thuaj të gjithë me prejardhje rome janë më shumë se 20. Agjencia Shtetërore për Mbrojtje të Fëmijës ngre alarm – më një prill në Burgas u zhvillua diskutim me temë “Lidhje në moshë të hershme dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të fëmijëve”.

Tendenca e shtimit të numrit të lidhjeve nga nëna të mitura ka shkaktuar vitin e kaluar kontroll të Agjencisë në 39 maternitete në shtat rrethe të vendit dhe në 21 drejtori rajonale të Asistencës sociale në territorin e së cilës ndodhen ato. Qëllimi ka qenë të mblidhen të dhëna për numrin e lidhjeve të tilla për nëntë muajt e parë të vitit 2013. Objektivi ka qenë edhe të studiohen shkaqet për braktisjen e sheshtë të foshnjave të porsalindura, si edhe të verifikohet bashkëpunimi i institucioneve mbi këtë problem.

Çfarë janë konstatimet e kontrollit tregon Nejla Murat, përfaqësuese e Agjencisë për mbrojtje të fëmijës: “Janë kontrolluar institucione shëndetësore si shtetërore, kështu edhe private. Sipas të dhënave kanë lindur 25 162 fëmijë dhe 24 prej tyre janë nga nëna në moshë nga 14 deri 18 vjeç. Nga të gjitha fëmijët e lindur 224 janë me malformime dhe të meta. Për fat të keq për fëmijët me të meta nuk është informuar Agjencia për Mbrojtje të Fëmijës. Është i shqetësues fakti se për afro 5 për qind të lehonave të mitura, kjo është lindja e dytë të tyre.”

Dhe akoma diçka tjetër të gjitha lehonat e mitura refuzojnë që të braktisin fëmijët e tyre. Nga njëra anë ky është një fakt pozitiv, sepse fëmija do të ritet në familjen e lehonës së re. Por nga ana tjetër? Së pari lindja e hershme fsheh rreziqe edhe për shëndetin e fëmijës. Por për lehonat – fëmijë deri në moshë 14 vjeçe kjo do të thotë përjashtim social dhe braktisjen e shkollës siç ndodhet zakonisht në familjet rome. Kjo ka pasojat e tjera – gratë e reja janë pa arsim dhe vështirë gjejnë punë. Lindja e disa fëmijëve përforcon tendencën që tërë familja të jetojë me asistencat sociale për shkak të mungesës së punës. Rritja e numrit të lindjeve në moshë të mitur shtojnë çështjen e prevencës. Nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtje të Fëmijës po përgatiten të paraqesin propozime për ndryshim të legjislacionit me të cilin të kufizohen lidhjet në moshë të hershme. Por a do të jetë e mjaftueshme kjo? Në rast të fenomeneve të tilla në komunitetin rom ndihmë mund të japin edhe fondacionet rome me autoritetin e tyre në komunitet. Dejan Kolevi nga fondacioni “Amalipe” thekson se kur vihet re një rrezik nga martesa e hershme moderatorë të fondacionit zhvillojnë takim me prindërit e dy të rinjve dhe liderë jo formal të komunitetit. Bëhen përpjekje që të binden që të shtyjnë martesën. Nëse të rinjtë nuk binden dhe martohen bëhen përpjekje që të afërmit e tyre t’i bindin që të vazhdojnë shkollën dhe të shtyjnë lindjen e fëmijës së parë.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD