Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarë bullgarë fitues në garën e NASA-s

Ivan, Atanas dhe Nedellço
Foto: Gazeta "Çerno more"

Nxënës bullgarë përsëri na dhanë shkak të mund të krenohemi. Ekipi i Nedellço Llaskovit, Ivan Popovit dhe Atanas Kovaçevit kanë fituar dekoratën më të lartë të NASA-s në konkursin e përvitshëm për projektimin e stacionit kozmik, njoftoi botimi elektronik SciFi.bg. Të tre djemtë, të cilët edhe tani janë nxënës në klasën e 11 në Gjimnazin Matematikor në qytetin Varna, krijuan projektin inovativ “Green Space”, i frymëzuar nga idetë e gjelbra të “Greenpeace”. Ai e mposhti konkurrencën serioze mbi 600 propozime nga e gjithë bota.

Bullgarët e rinj kanë punuar mbi të në vazhdim të dy vjetëve nën drejtimin e doktoreshës Vesellka Radeva nga Observatori i Varnës dhe të Sillvia Zaharievës, pedagoge në fizikë në Gjimnazin Matematikor të Varnës. Problemet bazë të cilat i zgjidh “Green Space”, janë spastrimi i hapësirës rreth tokës nga plehrat kozmike, neutralizimi i asteroideve të rrezikshme rreth Tokës dhe punimi i minierave për lëndë të dobishme prej tyre, si dhe zhvillimi i një sërë rretheve shkencore, për përparimin e të cilëve Kozmosi ofron kushte të përshtatshme dhe mundësi të reja. Siç thonë vet nxënësit, “Kozmosi është jo vetëm e ardhmja jonë, por dhe e ardhmja e fëmijëve tanë! Jemi të detyruar t’ia japim si trashëgimi në një pamje të pastër, të ruajtur dhe të parrezikshme.”

Modeli i stacionit kozmik “Green Space”Projekti i djemve përbën një stacion kozmik lëvizës, i ndërtuar prej nëntë unazave. Çdo një kryen një funksion të caktuar dhe mund të vërtitet me shpejtësi të ndryshme, duke krijuar forca të ndryshme të gravitimit. Banesat e kolonizatorëve janë të përgjithësuar në unazën më të madhe, të projektuar kështu që të mund të sigurojë një mjedis maksimalisht të shëndetshëm dhe komod. Në të mund të jetojnë deri më 20 000 veta – një qytet mesatarisht i madh, i cili vërtitet me një shpejtësi të madhe prej një qarkullimi të plotë për një minutë. Banesat e kolonizatorëve bëjnë përshtypje me dizajnin e vet futuristik – LED mure ndërrojnë ngjyrat e veta, dritarja “projekton” peizazhe të ndryshme, mobiliet nxirren dhe futen në depo të posaçme në mure. Në unazat e tjera organizohet dhe koordinohet mbledhja e mbeturinave kozmike, nxjerrja e metaleve të vlefshme nga asteroidet, veprimtaria shkencore-studimore, metalurgjia, prodhimi i ushqimeve e të tjera. Nxënësit dhe drejtuesit e tyre krenohen me faktin se, çdo një vendim i propozuar prej tyre është krejtësisht e përshtatshme me shkencën. Ekipi dhe përpara kësaj ka fituar dekoratë nga NASA-dekoratë të dytë gjatë vitit 2012, por sivjet janë në shkallën mundësisht më të lartë.

“Green Space” nuk është projekti i vetëm bullgar, i dalluar me dekoratën e NASA-s. Projekti për stacionin kozmik “Daphne” fitoi dekoratë të parë të jurisë për nxënës nga klasa e 12, kurse “Akva de Vita” – një koloni kozmike, e cila duhet të marrë ujë nga kometat,është e dekoruar me një dekoratë inkurajuese. Kështu tri projektet bullgare të dërguara sivjet dalin se janë mes më të mirëve në botë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD