“Dinjiteti dhe prioritetet e qytetit tonë janë të shumtë. Sofja ka një potencial shumë të madh. Detyra jonë është ta zhvillojmë, ta zbulojmë dhe ta paraqesim”. Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë kryebashkiakja e Sofjes Jordanka Fandëkova në lidhje me kandidaturën e qytetit për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019.
“Përpara disa vjetëve, kur krijuam programin më të madh mecenat bashkiak “Kulturë” për financimin e projekteve të jashtme, i vumë një prioritet të posaçëm “trashëgimisë historiko-kulturore”, mbi të cilin tanimë financuam projekte të shumta, si për restaurim të ikonave në kishat përreth Sofjes, ashtu dhe për restaurimin e kishave”, vuri në dukje kryetarja. Prej disa vjetëve punojnë ekipe dhe në Kalanë e Urviçit, e cila është në territorin e bashkisë. Rreth 2.8 milionë euro janë të investuara në gërmimet arkeologjike në zemër të qytetit. Në një territor prej mbi 20 mijë metrave kuadrat janë zbuluar mbeturinat e Serdikës së lashtë. Ato do të eksponohen në muzeun në të hapur, i cili me siguri do të tërheq turistë të shumtë. Sipas Jordanka Fandëkovës jo vetëm trashëgimia e pasur kulturore-historike është resursi i qytetit, resursi më i madh janë njerëzit, krijuesit, dhjetëra muzetë, galeritë, teatrot plot me publik. “Ky është një potencial, të cilin duam ta zhvillojmë dhe në këtë mënyrë të tërheqim shumë njerëz, sepse kultura është një pjesë nga ekonomia e qytetit”, shënoi ajo.
“Me të vërtetë ngulmojmë shumë seriozisht mbi anën vullnetare. Njerëz të rinj punuan dhe deri në këtë moment gjatë disa vjetëve të fundit për kandidaturën. Tani kjo po zhvillohet akoma më tepër. Kur njeriu e përjeton atë që rastis, ai është pjesëmarrës, ka qëndrim dhe kjo nuk ka sesi të mos e ndryshojë, kështu që unë besoj shumë tek të rinjtë, sepse për mua kjo është një kauzë.”
Programi i festivaleve është një moment kyç në kandidaturën e Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës. Do të zhvillohen festivale tanimë të afirmuar, por dhe do të kërkohen mundësi për të rinj. Ka forume, të cilat janë afirmuar seriozisht si Sofja Jazz Peak për shembull. Të tjerë u paraqitën gjatë viteve të fundit. Ato janë të drejtuar drejt publikut më të ri dhe modern. Një nga më të preferuarit është festivali në të hapur “Sofja merr frymë”.
“Koncertet në të hapur po kështu janë pjesë nga kalendari kulturor i Sofjes. “Opera në park” është një nga festivalet e dashura, zhvillohet në parkun e Akademisë Ushtarake. Presim sivjet ngjarje interesante dhe në parkun “Vrana”. Paraprakisht dua të them se për të ka një ide shumë të mirë të Filarmonisë së Sofjes”.
A ka nevojë kandidatura e Sofjes për Kryeqytet Kulturor Evropian prej ambasadorëve të vet?
“Ne jemi të lumtur se, qyteti ynë tanimë ka ambasadorët e vet dhe ata shtohen vazhdimisht. Andrea Boçeli e përkrahu kandidaturën, Enio Morikone po kështu, si dhe Sesilija Atias, e cila deshi të jetë ambasadore jo vetëm të kandidaturës, por dhe të Sofjes. Presim dhe Silvi Vartan, për të cilën u pranua propozimi të bëhet një qytetare nderi e Sofjes. Ajo merr pjesë dhe me përkrahje financiare për Muzeun për Historinë e Sofjes, të cili po e ndërtojmë tani. Sofja është qytet i Evropës me kulturën dhe historinë e vet të pasur, kështu që presim gjithnjë e më shumë njerëz të përkrahin kandidaturës e saj. Mes ambasadorëve janë akoma Toto Kotunjo, Patricia Kaas dhe Pierce Brosnan.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e..
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një..
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e..