7 prilli është Dita Ndërkombëtare e Shëndetësisë. Ideja i përket Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ka 50 vjet që kjo ditë shënohet.
Këtë vit starton nisma “Tension i lartë”. Ky është një nga problemet më serioze shëndetësore me të cilat ballafaqohemi sot. Nga tensioni i lartë vuajnë 1 mlrd veta nga popullsia e botës. Ky problem ka të bëjë kryesisht me stresin dhe mënyrën jo të drejtë të ushqyerit. Në Bullgari 30% nga e gjithë popullsia e ka tensionin të lartë – 40% nga femrave dhe 43% nga meshkujt të moshës nga 25 deri në 64 vjeç. Numri i tyre gradualisht rritet. Ilaçet të cilat luftojnë tensionin e lartë shkaktojnë efekte të këqija.
Çfarë është gjendja e shëndetësisë në Bullgari?
Mjekët luftojnë për shëndetin e pacientëve dhe kjo faktikisht duhet të jetë sfida e tyre më e madhe. Fatkeqësisht, mjekët në Bullgari hasen me njëqind probleme të tjera me karakter të ndryshëm. Kryesisht këto probleme kanë të bëjnë me sistemin jo të reformuar shëndetësor në vend. Nga ana tjetër, pacientët bullgarë qëndrojnë kohë të gjatë në radhë sepse mjekët familjarë në vend të mjekojnë merren me dokumentacione. Dhe kjo sepse në Bullgari shëndetësia elektronike po vonohet.
Bullgaria është në një nga pozitat prijëse për sa u përket sëmundjeve të zemrës. Vendi regjistroi po ashtu dhe rritje shqetësuese të sëmundjeve onkologjike. Gjithnjë e më shumë të rinj zënë diabet dhe po rritet numri i njerëzve me peshë të tepërt. Duhet të ndryshohet mënyra e jetesës dhe mënyra e të ushqyerit. Shpresa për këtë ndryshim i takon brezit të ri të mjekëve bullgarë dhe zhvillimit të mjekësisë në përgjithësi.
A janë të qetë pacientët bullgarë?
Për mendimin e Radosllav Nakovit, student të Universitetit të Mjekësisë në Sofje, vitin e katërt, përgjigja është “po”. E vetmja gjë shqetësuese është se nuk ka bashkëveprim midis Qendrës së Shëndetësisë, mjekëve specialistë dhe mjekimeve falas për pacientët. Studenti vë në dukje lidhja, kështu të thuhet, e shkëputur midis pacientit dhe mjekut. Si shkak Radosllav tregon dokumentacionet e shumta me të cilat duhet të merren mjekët dhe këta të fundit ndihen të lodhur. Paga e mjekëve, sipas studentit, patjetër duhet të shtohet që të jetë mjeku i kënaqur me punën. Kjo do të jetë në favor edhe të pacientit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..