Sivjet në bregun verior të Detit të Zi pritet sezon i mirë turistik. Turistët e parë në pushimoren Varna priten të vijnë në fillim muajit maj. Priten grupe të mëdha turistësh kryesisht nga Rumania, të cilët do të festojnë ditët e Pashkëve në Bullgari.
Të punësuarit në sferën e turizmit shpjegojnë interesin për pushime verore në Bullgari me faktin se vendi, në veçanti pushimorja Varna u paraqit suksesshëm në forumet turistike ndërkombëtare. Këtë verë në pushimoret në veri të Detit të Zi priten dhjetëra mijë turistë gjermanë. Tradicionalisht në vend bëjnë pushime po ashtu dhe turistët nga Britania e Madhe, vendet skandinave, Polonia etj. Për sa u përket turistëve nga Rusia dhe Ukraina, hotelierët vendas shpresojnë se kriza në Krimë nuk do të ndikojë negativisht mbi sezonin turistik. Vitin e kaluar Bullgaria regjistroi rritje prej 13% të turistëve ukrainas. Hotelierët bullgarë besojnë se nëse pakësohen turistët nga Ukraina dhe Rusia, në vend të tyre do të shtohen turistët nga vendet e Ballkanit, në veçanti nga Rumania.
Pritet një numër i konsiderueshëm turistësh gjatë regatës “Tall Ships” në Varna, e cila garë do të mbahet nga data 30 prill deri më 3 maj. Administrata vendase mbështetet në valën e turistëve nga Lindja e Mesme. Para pak kohësh u bë e qartë se Varna ka aplikuar për pjesëmarrje në Federatën Botërore të Qyteteve Turistike në Kinë me synim tërheqjen e turistëve kinezë. Në shkallë botërore këta të fundit shënojnë rritjen më të madhe.
Aktualisht administrata e Varnës punon aktivisht në zgjatjen e sezonit veror. Për këtë qëllim u caktuan 180 mijë euro nga buxheti i bashkisë, të cilat euro do të shfrytëzohen për marketing jashtë vendit. Ideja është që të tërhiqen turistë jo vetëm për pushimet e zakonta në det, por edhe për turizëm mjekësor në rajon. Këtë verë mysafirët e bregut verior të Detit të Zi do të kenë mundësinë të përfshihen në turet nëpër pikat kulturore e historike. Më të vizituarit janë Manastiri Alaxha nga shekulli i XII-të dhe Muzeu Historik në Varna.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..