Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO-ja kërkoi që Bullgaria t’i riarmatos forcat e saj ushtarake ajrore

Foto: EPA/BGNES

Gjatë kësaj jave sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen zhvilloi në Sofje takime me presidentin, kryeministrin dhe me ministrat e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme të Bullgarisë. U konfirmua supozimi se miku do të kërkojë që vendi ynë t’i riarmatos forcat e veta ushtarake ajrore me aeroplan gjuajtës perëndimor. Aeroplanët rusë janë të pa pajtueshme me aeroplanët e NATO-s, ndërsa mirëmbajtja dhe modernizimi i tyre varet plotësisht nga kompania ruse RSK “Mig”. Bashkëbiseduesit e sekretarit të përgjithshëm kishin shprehur prirje për një riarmatim të tillë qysh në ditët para vizitës, por çështja është me çfarë mjete do të bëhet kjo. NATO- ja kërkon nga vendet aleate të ndajnë 2% prej Produktit të brendshëm bruto , ndërsa tani Bullgaria ndan nën 1,5%. Ja përse përveç variantit vet të blejë këto makina të përdorimit të dytë, ajo po studion mundësinë për blerje të përbashkët me shtete të tjera nga Evropa Lindore. Qeveria duhet të marrë vendim për këtë deri më mesin e këtij viti.

Rusmusen nuk përjashtoi mundësinë e dislokimit eventual të trupave dhe të teknikës ushtarake të NATO-s në Bullgari me kusht se kjo do të bëhet pasi aleanca aktualizon planet e saj mbrojtëse. Ky aktualizim pritet që të bëhet në ditët e afërta.

Në kontekstin e diskutimeve të takimit të ardhshëm të nivelit më të lartë të NATO-s, pala bullgare shprehu mbështetjen e saj të fortë për drejtimin e ftesës për anëtarësi Malit të zi.

Siç pritej , theksi kryesor ishte vërë mbi zhvillimin e krizës në Ukrainë.Në këtë drejtim pala bullgare mbeti në pozitën se të vetmet mjete për zgjidhjen e krizës janë dialogu politik dhe iniciativat diplomatike.

Vizita e sekretarit të përgjithshëm ishte ndjekur me vëmendje nga pala ruse. Në ditën e bisedimeve ambasadori i Moskës në Sofje Jurij Isakov hodhi poshtë pohimet se aeroplanë rusë po kryejnë fluturime të jashtëzakonshme afër hapësirës ajrore bullgare . Ai dha të kuptohet se tensioni rreth krizës në Ukrainë nuk ka reflektuar mbi marrëdhëniet ruso- bullgare. Në konfirmim të kësaj njoftoi se vizita e kryetarit të të Dumës ruse në Bullgari në fillim të majit nuk është anuluar dhe nuk ka ndryshim edhe në planet për vizitë të kryetarit të parlamentit bullgar në Rusi. Para një jave ambasadori u mor vesh me kryeministrin Plamen Oresharski gjatë qershorit të zhvillohet edhe mbledhja e komisionit të përzier bullgaro-rus.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valérie Hayer

“Rinovo Evropën” kërkon që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari

Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari për të vlerësuar situatën me sundimin e ligjit, si dhe për të ngrirë të gjitha pagesat në kuadër të..

botuar më 25-10-22 6.48.MD

GERB-SDS dhe “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë të qeverisë

Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..

botuar më 25-10-22 10.58.PD

Presidenti i Hungarisë është duke bërë një vizitë dyditore në Bullgari

Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..

botuar më 25-10-20 12.59.MD