Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët shpëtojnë botën nga mashtrimet me kartelat bankare

Foto: bg.skimprot.com

Katër bullgarë krijuan një ngjitëse speciale e cila mbron kartelat bankare nga skanimi. Ngjitësja fsheh të dhënat e shiritit magnetik të kartelës bankare. Kështu mashtruesit nuk mund të klonojnë kartelën dhe të tërheqin paratë e llogarisë. Ngjitëses i është lëshuar patenta në Bullgari dhe jashtë vendit, sheshet në tregun vendas dhe në atë botëror dhe kushton vetëm pesë euro.

Në botë vidhen miliarda dollarë në vit përmes skimming-ut – mbledhjes së të dhënave të kartelave me anë të bankomateve. Mashtruesit paraprakisht montojnë një pajisje të ngjashme me skaner e cila pajisje regjistron dhe kopjon të dhënat e shiritit magnetik të kartelës bankare. Kjo pajisje është e padukshme për klientët e bankomateve. Të dhënat e regjistruara transferohen në një çip tjetër, pra klonohen dhe përdoren me qëllim tërheqjen e dënueshme të parave nga bankomatet.

Ngjitësja mbrojtëse quhet SkimProt dhe është produkti i parë për nga lloji i vetë në shkallë botërore. SkimProt funksionon me pothuajse të gjitha bankomatet në Bullgari dhe jashtë vendit. Mund të përdoret te POS-terminalet. Kjo është masa e parë parandaluese kundër skimming-ut. Ngjitësja mbrojtëse ka kaluar suksesshëm testimet në Zelandën e Re, në Institutin e Hulumtimeve kundër Krimit dhe të Teknikës Speciale, si dhe në laboratorët bankarë në vend. Djemtë bullgarë u kanë propozuar bankave në Bullgari që të shpërndajnë ngjitësen paralelisht me kartelat bankare. Mirëpo, deri tani asnjë bankë nuk ka rënë dakord. Sipas djemve bankat janë me mendim konservator për sa i përket aplikimit të teknologjisë së re. Gjithsesi shpresojnë në bashkëpunim në të ardhme.

Ndryshe nga bankat, biznesmenët bullgarë themeluan një firmë ku prodhohen ngjitëset SkimProt. Për fat të keq kur kanë nisur t’i shpërndajnë ato në tregjet botërore, u ballafaquan me reputacionin e keq të bullgarëve si mashtrues të skimming-ut. Por të rinjtë bullgarë shpresojnë se deri në fund të vitit shpikja e tyre do të vlerësohet dhe do të fillojë të prodhohet në shumë vende.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen, dhe kjo ndodh me ritme më të shpejta

Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..

botuar më 25-02-03 7.30.PD

Me një shkëmbim prej 12 miliardë eurosh Gjermania është partneri kryesor tregtar i Bullgarisë

Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..

botuar më 25-01-31 9.41.PD