Katër bullgarë krijuan një ngjitëse speciale e cila mbron kartelat bankare nga skanimi. Ngjitësja fsheh të dhënat e shiritit magnetik të kartelës bankare. Kështu mashtruesit nuk mund të klonojnë kartelën dhe të tërheqin paratë e llogarisë. Ngjitëses i është lëshuar patenta në Bullgari dhe jashtë vendit, sheshet në tregun vendas dhe në atë botëror dhe kushton vetëm pesë euro.
Në botë vidhen miliarda dollarë në vit përmes skimming-ut – mbledhjes së të dhënave të kartelave me anë të bankomateve. Mashtruesit paraprakisht montojnë një pajisje të ngjashme me skaner e cila pajisje regjistron dhe kopjon të dhënat e shiritit magnetik të kartelës bankare. Kjo pajisje është e padukshme për klientët e bankomateve. Të dhënat e regjistruara transferohen në një çip tjetër, pra klonohen dhe përdoren me qëllim tërheqjen e dënueshme të parave nga bankomatet.
Ngjitësja mbrojtëse quhet SkimProt dhe është produkti i parë për nga lloji i vetë në shkallë botërore. SkimProt funksionon me pothuajse të gjitha bankomatet në Bullgari dhe jashtë vendit. Mund të përdoret te POS-terminalet. Kjo është masa e parë parandaluese kundër skimming-ut. Ngjitësja mbrojtëse ka kaluar suksesshëm testimet në Zelandën e Re, në Institutin e Hulumtimeve kundër Krimit dhe të Teknikës Speciale, si dhe në laboratorët bankarë në vend. Djemtë bullgarë u kanë propozuar bankave në Bullgari që të shpërndajnë ngjitësen paralelisht me kartelat bankare. Mirëpo, deri tani asnjë bankë nuk ka rënë dakord. Sipas djemve bankat janë me mendim konservator për sa i përket aplikimit të teknologjisë së re. Gjithsesi shpresojnë në bashkëpunim në të ardhme.
Ndryshe nga bankat, biznesmenët bullgarë themeluan një firmë ku prodhohen ngjitëset SkimProt. Për fat të keq kur kanë nisur t’i shpërndajnë ato në tregjet botërore, u ballafaquan me reputacionin e keq të bullgarëve si mashtrues të skimming-ut. Por të rinjtë bullgarë shpresojnë se deri në fund të vitit shpikja e tyre do të vlerësohet dhe do të fillojë të prodhohet në shumë vende.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..