Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një thesari nga mijëvjeçari i tretë para Krishtit ekspozohet në Muzeun Kombëtar të Historisë

БНР Новини
Foto: BTA

Pas operacionit të suksesshëm të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare (bullg. DANS) kundër një grupi kriminelësh, në Muzeun Kombëtar të Historisë u dorëzua një thesar i cili daton nga mijëvjeçari i tretë para lindjes së Krishtit. Bëhet fjalë për 15 mijë rruaza prej ari. Këto supozohen të jenë nga tri qafore. Drejtori i muzeut, z. Bozhidar Dimitrov tha se objektet e gjetura janë më të vjetra se Lufta e Trojës.

“Rruazat janë me vlerë jashtëzakonisht të madhe shkencore dhe dëshmojnë për qytetërimin shumë të zhvilluar në trojet bullgare – vë në dukje historiani Bozhidar Dimitrov. – Ne gjithmonë jemi konsideruar lidhja mes Evropës dhe Azisë dhe këtu, për herë të parë është zhvilluar qytetërimi, i cili është transferuar në mijëvjeçaret e tjera në Evropë.”

Supozohet se rruazat prej ari janë zbuluar në rrethin e Karllovos, Bullgari Qendrore. Aty, para kohësh arkeologu Martin Hristov zbuloi artefakte të ngjashme prej ari, të cilat u ekspozuan paralelisht me rruazat.

Në cilat vende të Bullgarisë janë zbuluar rruaza të ngjashme?

“Rruaza fiks të tilla janë zbuluar në rajonin e fshatit Rupite, Bullgari Jugperëndimore – shpjegon Martin Hristov. – Ato janë më se 160. Objekte të tilla po ashtu u gjetën në krahinën historike Kraishteto, Bullgari Perëndimore. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX-të arkeologu gjerman Heinrich Schliemann zbuloi artefakte të tilla në Trojë.

Foto: Veneta PavllovaArkeologu bullgar vë në dukje se rruaza të ngjashme janë gërmuar si në ishullin Lemnos në Greqi, ashtu edhe në veri të Turqisë, por jo në sasi aq të mëdha dhe janë me forma të ndryshme.

Çfarë mund të thuhet për kulturën e njerëzve të cilët i kanë punuar rruazat e ekspozuara në Muzeun Historik?

“Në vend të parë duhet të theksohet se këto objekte datojnë nga epoka e bronztë, kur njerëzit kanë filluar të eksperimentonin me metalin – përgjigjet z. Hristov. – Por njerëzit e kësaj epoke nuk kanë punuar vetëm bronzin, por edhe arin dhe argjendin. Aftësitë teknologjike e njerëzve kanë qenë mjaft të përkryerа pasi kanë sjellë rruaza aq fine.”

Për mendimin e argjendarëve bashkëkohorë këto objekte shumë të vogla nuk mund të punohen pa xham zmadhues. Mirëpo, në atë kohë nuk ka pasur xhame zmadhuese kështu që është një mister punimi i këtyre rruazave të lashta.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD