Dritë, shpresë, jetë përtej dhimbjes dhe vuajtjes – kështu bullgarët e kupton festën më të madhe të krishterë – Pashkët. Kjo është dita, në të cilën që të gjithë bëhen më të mirë, më të qeshur dhe të hapur për dashurinë e përgjithshme e cila sikur rrjedh nga e gjithë natyra e transformuar.
Përgatitja për ngjarjen e gëzueshme fillon akoma në fillim të Javës së Madhe kur kisha rikujton gjatë kohës së shërbesave fetare ditët e fundit të Krishtit nga hyrja në Jerusalem deri në kryqëzimin e tij. Rruga drejt ngjarjes së gëzueshme të shumëpritur kalon përmes bashkëpërjetimit të vuajtjeve të Shpëtimtarit. Të gjitha shërbesat kishtare drejtojnë ndaj rimendimit të vlerave shpirtërore. Rrobat e priftërinjve janë në ngjyrën lila të errët – ngjyra e pendimit. Dhe ashtu siç nuk ka gëzim pa dhimbje ashtu dhe Ringjallja vjen pas momenteve të një vuajtje të thellë, e cila spastron vetëdijen nga pasionet e vogla, që t’i përgatis besimtarët për Pashkët e shumëpritur.
Jo rastësisht i quajnë Pashkët festën e festave, sepse i përmbush zemrat me shpresë për jetë të përjetshme dhe shpëtim, i jep kuptim besimit të krishterë. Simbol i kësaj shprese të realizuar për të krishterët ortodoksë është zjarri hyjnor i cili çdo vit, në ditën e së Shtunës së Madhe (sipas kalendarit ortodoks) përmbush me dritë varrin e Zotit. Në minutat e para, flaka e tij nuk djeg dhe nuk i përvëlon duart dhe rrobat, prandaj besimtarët prekin me të fytyrat e veta. Sipas shkencëtarit rus Andrej Vollkov, kandidat i shkencave fizike dhe matematike, kjo flakë ka me të vërtetë një prejardhje qiellore. Me ndihmën e aparaturës speciale ai saktëson se, gjatë kohës së ardhjes së zjarrit hyjnor formohet një pik i fushave elektro-magnetike. “Tanimë është e qartë se, zjarri i shenjtë nuk është krijuar nga njerëzit – shpjegon z. Vollkov. – Kjo nuk është gënjeshtër por mashtrim, sepse “gjurmët” fizike mund të maten! Ky është një realizimi, një çudi. Nuk ka fjalë tjetër për të.”
Çdo vit bota e krishterë me padurim pret paraqitjen e Zotit, që të marrë këtë grimcë nga dashuria e Krijuesit në shtëpinë e vet. Prej disa vjetëve e këtej, me përkrahjen e dhuruesve privat, të cilët sigurojnë transportimin e tij nga Jerusalemi, zjarri arrin dhe deri tek kishat ortodokse bullgare. Kështu çdo një njeri i cili ka marrë pjesë në shërbesën festive tek ne ka mundësi të përurojë banesën e vet me të.
Liturgjia festive me rastin e Pashkëve fillon vonë në mbrëmje në natën e së Shtunës të Madhe dhe vazhdon deri në orët e herëta të ditës së diel. Kishat, më në veçanti në qytetet e mëdha bullgare, janë plot me njerëz nga të gjitha moshat. Pak pas mesnatës, prifti i përshëndet të pranishmit në shërbesën fetare me “Krishti u ringjall!”. Kurse më vonë fillon i ashtuquajturi krishterim – një përshëndetje reciproke me shprehjen “Krishti u ringjall! Me të vërtetë u ringjall!” Besimtarët këmbejnë vezë të ngjyrosura. Pak nga pak pas kësaj përshëndetjeje një pjesë e madhe nga njerëzit kthehen në shtëpi, që të mbeten vetëm besimtarët, të cilët duan të kungohen. Në fund të mëngjesit lexohet “Fjalimi i Shën Joanit Gojëmbël”, në të cilin thirren të gjithë “atë të cilët kanë mbajtur kreshmë dhe nuk kanë mbajtur kreshmë”, të përqafojnë dashurinë e Krishtit” përmes kungimit.
Sipas traditës ditën e diel familjet mblidhen në një tryezë festive me njerëzit e afërm dhe të dashur.
“Që të gjithë në familje jemi bashkë dhe gjithmonë ka qenë një gëzim i madh – thotë në të dalë nga kisha Veselin Jollov. Gjendja shpirtërore është shumë e këndshme dhe çdo gjë është shumë speciale.”
“Si tërësi i lidh këto festa me familjen time dhe me faktin të jem me ta, të ndiej praninë e tyre rreth vetes, si dhe dashurinë. Këto gjëra njeriu në ditët e tij të përditshme shpesh i lëshon. Mbase ajo, të cilën përpiqem është të përshtat veten time në këto momente në këtë valë dhe të mendoj më shumë për këto vlera”, thotë Maja Stefanova.
Për Joanën e vogël festa është shkak: “t’i lutemi Zotit të na dhurojë me shëndet, lumturi dhe dashuri.” Kurse shoqja e saj Viktoria shton: “Shëndet, kësmet, shumë dashuri për familjen time. Më tepër shëndet për bullgarët dhe vetëm lumturi për ne”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..