Melodi të paharrueshme të filmave bullgarë dhe të huaj u interpretuan në variante të ndryshme. Disa prej tyre u interpretuan për herë të parë në një aranzhim të ri, realizuar posaçërisht për koncertin. Edhe këngët e filmave të huaj u përkthyen në gjuhën bullgare nga Tatjana Ballova. Kështu publiku, që përbëhej kryesisht nga fëmijë tepër emocionuese u reagoi interpretimeve dhe këngëtarëve të vegjël. Programi i koncertit “Filmat e fëmijërisë” provokoi interesin si të të vegjlit, ashtu edhe të të moshuarit, të cilët u kthyen në fëmijërinë. Dirigjenti i Bigbendës së Radios Kombëtare Bullgare Antoni Donçev tha: “Nuk mund të dallojë ndonjë këngë të dashur dhe të preferuar. Të gjithë më pëlqejnë, sepse secila më kujton diçka e paharrueshme nga vitet e fëmijërisë.” Për koncertin ai shtoi: “E realizuam bashkë me producentët e redaksisë “Muzikë fëmijësh” të Radios Kombëtare Bullgare. Si autor edhe i muzikës teatrore, kisha një interes të madh ndaj këtij koncerti dhe realizimit të tij. Përsa iu përket këngëtarëve të vegjël mund të them, se ata janë tepër spontanë dhe të sinqertë. Prandaj ata artistë të vegjël duhet t’i gëzojnë përkrahjes sonë. Reagimet spontane të fëmijëve janë ata, që paracaktojnë të ardhmen e një kënge. Nëse ata e pëlqejnë, kjo është një shenje e sigurt, se kjo muzikë do të mbetet dhe do të dëgjohet edhe në të ardhmen.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..