Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pianistja Nadezha Vllaeva – incizime të reja dhe koncert në Radion Kombëtare Bullgare

Foto: arkiv personal
Bullgaria, Holanda, SHBA-ja… Këto tri shtete luajnë një rol kryesor në krijimin e Nadezhda Vllaevës si pianiste. Ajo e mbaroi arsimin e saj muzikor në Sofje për t’u bërë më vonë studente në Akademinë Muzikore “Panço Vlladigerov” në klasën e prof. Anton Dikovit. Krahas kësaj ajo mësonte edhe në Konservatorin në Amsterdam të Holandës.

“Fitova konkursin “Ferenc List”, ku më ofruan një bursë. Kështu u vendosa atje – thotë Nadezhda. – Ndërkaq, isha shumë e frymëzuar nga pianisti dhe pedagogu rus Llazar Berman. Kur isha në Holandë, udhëtoja shumë shpesh deri në Gjermani për të pasur mësime tek ai. Për mua ky është një prej momenteve më të bukura në jetë, në formimin tim si interpretuese. Pas arsimit tim trevjeçar në Amsterdam vendosa të shkoj përtej oqeanit, që të shoh se si është jeta në SHBA dhe çfarë është arsimi atje. Kështu u vendosa në Nju Jork dhe tashmë shumë vite banoj atje.”

Gjatë vitit 2000 bullgarja debutoi në Carnegie Hall. Deri tani muzikantja ka përgatitur pesë CD dhe tashmë është duke menduar edhe për përgatitjen e atij të gjashtë. Ajo do që të kthehet në Bullgari, megjithëse ka tepër rrallë shfaqje në skenën bullgare. Më 22 prill Nadja Vllaeva zhvilloi një recital për nder të prof. Anton Dikovit. Ai ka qenë profesor i saj tre vjet, por ka lërë një gjurmë të thellë në tërë jetën e saj. Për qëndrimin e saj të shkurtër në Sofje, pianistja arriti të realizojë disa incizime në medien kombëtare.

Nadja Vllaeva shpreh dashurinë e saj jo vetëm ndaj romantizmit. Ajo do që të interpretoj vepra edhe të autorëve më pak të njohur. Ja se çfarë tjetër shtoi ajo: “Me kalimin e viteve tashmë gjithnjë e më shumë afrohem me rrënjat e mia dhe më konkretisht me kompozitorët rusë. Më pëlqen shumë edhe muzika sllave dhe sidomos krijimtaria e Sergej Bortkeviçit. Para pak kohe ishte zbuluar sonata e tij e dytë dhe unë e interpretova.

Pra tre muajsh u bëra artiste e “Yamaha”. Kjo do të thotë se firma më jep instrumente të saj për interpretimet e mia. Gjatë muajit janar të këtij viti isha në një aktivitet, ku u projektua një film i shkurtër për mua. Ai provokoi interesin e “Yamaha” për mua. Sigurisht që unë nuk jam kufizuar për të interpretuar vetëm me vegla të kësaj marke. Pasi kthehem në Nju Jork, do të nisem për në Kaliforni, ku do të incizojë disa koncerte për këtë kompani. Këto janë prezantime të shkurtra, të gërshetuara me biseda, ku projektohet dhe filmi në fjalë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD