Në një intervistë të ruajtur në “Fondin e artë” të Radios Kombëtare Bullgare, Georgi Dimitrov kujtohet: “Fillimisht fillova të merrem me violinë, sepse që të gjithë në shtëpi e kishim këtë instrument. Bëja prova të kompozoj akoma si nxënës-shkrova një kuartet “Një mbrëmje verore në fshat” për katër violina. Këtë krijim fare naiv e krijova pas një ekskursioni deri tek shpella Magura. Ja tregova profesorit tim në konservatorin në Varshavë, që të mund të shikoj sesi në një vend të larguar nga çdo lloj qytetërimi muzikor, mund të lindin ide. Atëherë unë bile nuk i njihja ligjet e harmonisë dhe të kontrapunkteve. Më vonë në konservator qesh një violinist shumë i mirë. Paralelisht me këtë fillova gjithnjë e më shumë të dua krijimtarinë vokale, mbase nën ndikimin e prindërve të mi të cilët këndonin dhe kryesonin kore. Në konservator i jepet një përparësi më të madhe muzikës instrumentale, baza vokale mbetet në plan të dytë. Por më vonë e kuptova se jashtëzakonisht shumë më ndikon ngrohtësia e zërit njerëzor. Asnjë lloj instrument nuk mund të zëvendësojë çdo një dridhje, të cilën ai është i aftë ta transmetojë. Kjo dashuri mbizotëronte gjithnjë e më shumë dhe unë vendosa se duhet të përqendroj të gjithë krijimtarinë time ndaj muzikës vokale dhe para së gjithësh drejt artit koral. Mendoj se zërat e këngëtarëve bullgar kanë një vitalitet të veçantë dhe një forcë të brendshme. Muzika instrumentale po kështu ka dinjitetet e veta të mëdha por kjo është çështje të shijes dhe të pasionit.”
Më shumë se 10 vjet Georgi Dimitrov jeton jashtë Bullgarisë, ku më gjatë jeton në Poloni. Në Varshavë drejton korin e studentëve bullgar “Hristo Botev”.
Pavarësisht se e ndajnë qindra kilometra nga Bullgaria, patriotizmi i kompozitorit nuk dobësohet aspak. “Nuk mund të gjeja në asnjë vend tjetër, atë që gjeja në atdhe. Kisha një miqësi të mirë me Ljubomir Pipkovin, pavarësisht se ai mësonte në Francë, kurse unë në Poloni. Gjatë takimeve tona ne gjithmonë kemi ndarë dashurinë ndaj atdheut-kujtohet muzikanti i njohur.
Potenciali i madh krijues i Georgi Dimitrovit shpërndahet në shumë drejtime-kompozitor, dirigjent, pedagog. Në vazhdim të 8 vjetëve ai ka qenë sekretar artistik i operës së Sofjes. Brezi më i vjetër i muzikantëve e kujton Georgi Dimitrovin si kompozitor i këngëve korale, krijimet e të cilit dhe sot e kësaj dite janë të pranishme në repertorin e koreve bullgare.
Maestroja vdes gjatë vitit 1979, duke lënë për brezat e ardhshëm një krijimtari të madhe. “Autori gëzon më tepër atëherë kur dëgjon krijimet e veta të interpretohen nga ata drejt të cilëve janë drejtuar. Mendoj se, çdo një nga krijimet e mia, i cili ka arritur deri tek zemrat e dëgjuesve, ka vlerë” – fjalë këto të Georgi Dimitrovit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..