Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U mbyll Edicioni i XXII-të i Konkursit Ndërkombëtar “Muzika dhe Toka”

Foto: musicandearth.org

Çdo vit Muzeu “Toka dhe njerëzit” në Sofje organizon Konkursin Ndërkombëtar për muzikantë dhe kompozitorë “Muzika dhe Toka” /22-26.04/. Pjesëmarrësit paraqiten me vepra kushtuar Tokës dhe mbrojtjes së saj. Më vjen mirë se çdo vit muzikantët e talentuar shtohen dhe në festival paraqiten nga më shumë vende të huaja, thotë prof. Zheni Zaharieva, themeluese dhe drejtoreshe artistike e konkursit:

"Në kategorinë e solistëve kemi disa çmime të para. Një prej tyre shkoi te violinistja Petja Kovaçeva. Ajo mori po ashtu çmimin në emër të Vasko Abaxhievit për interpretim virtuoz. Ndër fituesit është ansambli bullgar i muzikës frymore “Le vent quintet”. Çmime të para merituan gjithashtu edhe pianistët Bogdan Ivanov nga Bullgaria dhe Jurino Vatanabe nga Japonia. Për sa u përket kompozitorëve, kishin ardhur nga Franca, Rusia, Maqedonia dhe Brazili. Mes të dekoruarve ka interpretues të instrumenteve të ndryshme – perkusione, harpë, violonçel etj. Kësaj radhe laureatët janë shumë. Edicioni i sivjetshëm ishte tepër i fortë.


Gjatë konkursit “Muzika dhe Toka” anëtari i jurisë prof. Shantal Stiliani nga Franca bënte klasa për piano. Paralelisht me këto çdo mbrëmje jepeshin koncerte. Solistët e tyre ishin laureatët nga edicionet e mëparshme, prof. Lidia Oshavkova /flaut/ dhe anëtarë të tjerë të jurisë. “Qëllimi është që pjesëmarrësit të shohin se ata i vlerësojnë jo vetëm pedagogë të shquar, por edhe interpretues të mirë, vë në dukje prof. Zaharieva. – Sepse vlerësojmë lartë talentin e muzikantëve të rinj, gjithmonë ia shpërndajmë pjesëmarrësit më të vogël çmimin e posaçëm. Kësaj radhe çmimi shkoi te violinisti Viktor Vasilev nga Plovdivi. Ai ka lindur më 2007. Shumë fortë u paraqitën ansamblet e dhomës. Ndër to çmimin e posaçëm e merituan kuarteti i telave “Libero” ku interpretojnë nxënës të Shkollës Muzikore në Sofje. Më vjen mirë se muzika e dhomës po lulëzon mes muzikantëve të rinj në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vivia Niki dhe projekti i saj i ri unik artistik

Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga..

botuar më 25-11-16 7.15.PD

Nata e Teatrove në 11 qytete të Bullgarisë

Teatrot në Bullgari tashmë po i numërojnë orët deri në ngritjen e perdes së edicionit të 13-të të Natës së Teatrove. Mbrëmja emocionuese do t’i shndërrojë skenat në 11 qytete bullgare në një festë të vërtetë të artit. Këtë vit iniciativa vjen me..

botuar më 25-11-15 8.15.PD

Në Riga prezantohet një ekspozitë me rastin e 140-vjetorit të Bashkimit të Bullgarisë

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Mënyra më fisnike” është motoja e Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, i cili u..

botuar më 25-11-11 8.00.MD