Gjithçka filloi në vitin 1976, kur anglezi Xhon Lansdaun ishte në moshën 12 vjeç. Atëherë ai ëndërroi Bullgarinë si një vend i mrekullueshëm me diell, ku do të vinte një ditë. Ai i përfytyronte madje detajet – shtëpitë fshatare, frutat dhe perimet e freskëta. Pas afro 30 vitesh kjo ëndërr e mrekullueshme u plotësua dhe kur u ul në një hotel në Qytetin e Vjetër të Plovdivit, ai kuptoi se afër tij ndodhet muzeu i Zllatju Bojaxhievit. Duke u ulur afër shtëpisë së piktorit, ai menjëherë u kujtua se në ëndrrat e tij ka parë pikërisht pikturat e tij.
Është e logjikshme pyetja pse pikërisht Bullgaria dhe si vendi ynë u duk në ëndrrat e anglezit:
“Kur isha i vogël, i ati im donte të punonte në ski-teleferik dhe i ofruan atij punë në Bullgari. Mirëpo, në fund të fundit ai shkoi për të punuar në Zvicër. Mirëpo, unë në vazhdim të dy muajve përfytyroja se çfarë do të ishte jeta ime në Bullgari. Shikoja shumë dokumentarë për Bullgarinë, për folklorin, për muzikën popullore. Pas pak kohe, kur erdha në Plovdiv dhe pashë pikturat e Zllatju Bojaxhievit menjëherë u kujtova për ëndrrat e mia, të cilat u shndërruan në realitet.”
Emri i tij i vërtetë është Xhon Ashtën Barbër, por në karrierën e tij të piktorit ai përdorte mbiemrin e nënës së tij – Lansdaun. Ai pikturon kryesisht peizazhe, i mahnitur nga natyra e virgjër dhe nga format e natyrshme të peizazhit të qytetit. Xhon Ashtën Barbër është magjepsur nga pamjet në Bullgari. Xhon rikrijon në veprat e tij atë që ka parë në malin Stara Pllanina dhe në Rodope, ku i pëlqen të shkojë shumë shpesh i vetëm, ose me miqtë e tij. Ai ndien shpirtin e lirisë atje, ku qielli afrohet me majat malore. Prandaj ka zgjedhur për të banuar në fshatin Vërba në malin Sredna Gora:
“Po vij nga Anglia e Veriut, atje gjithashtu ka male, por ato nuk na bëjnë përshtypje kaq të madhe, si ato në Bullgari. Më pëlqen stili nga kohërat e kaluara, shtëpitë e ruajtura . Te ne e gjithë kjo po zhduket, por këtu ende ekziston.”
Pavarësisht nga fakti se banon në mal, Plovdivi është qyteti, i cili e tërheq atë shumë fort. Ai ka ndier ngrohtësinë e tij dhe shkon atje për të komunikuar me njerëzit, për të këmbyer mendime me ta, për të folur për artin, për të shqyrtuar tema të rëndësishme nga jeta. Në veprat e tij Plovdivi zë një vend të veçantë, i zhytur në dritën romantike nga kohërat e kaluara:
“Këto janë gjëra, të cilat ekzistonin edhe në Angli, por tashmë nuk i ka. Më pëlqen t’i pikturoj në mënyrën klasike, që të duken të vërteta, jo në stilin e impresionistëve. Më pëlqen shpirti bullgar, muzika, njerëzit janë më të ngrohtë – nuk kanë asgjë të përbashkët me logjikën e Anglisë. Këtu ka më shumë diell.”
Përveç se është piktor, Xhon krijon vegla muzikore me tela. E ka përvetësuar zanatin e lutierëve në shkollën e njohur Newark për përpunimin e violinave. Merret me përpunim skulpturash, grafikësh dhe qeramikash. Që nga viti 2006 e këtej banon në Bullgari, kurse në vitin 2011 u bë anëtar i Bashkimit të Piktorëve të Plovdivit. Sipas fjalëve të kritikes së artit Svetlla Moskova, Xhon “është një bullgar i madh, madje më i madh nga ne”, sepse do që të pikturojë Levskin, Botevin dhe historinë e Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..