Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulet numri i milionerëve në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Në se vitin e kaluar bënim shaka, se numri i milionerëve tek ne dyfishohet për shkak të inflacionit, sivjet numri i tyre zvogëlohet për shkak të deflacionit. Kjo për arsye, se bullgarët e pasur me të ardhura mbi një l milion leva për vitin 2013 ishin 147 veta. Vetëm për krahasim do të themi, se për vitin 2012 numri i tyre ishte me 101 veta më shumë. Dhe në se në Sofje, Varnë dhe Dobriç numri i milionerëve është ulur, qyteti Burgas mund të lavdërohet me 11 milionerë të rinj. Ndër 10 bullgarët më të pasur ka vetëm një grua.

Milionerët bullgarë, që deklaruan të ardhurat e tyre para dikastereve tatimore kanë fituar më se 305 milion leva. Prejardhja e parave të tyre në vend të parë është nga kontrata të punës, në vend të dytë nga veprimtari ekonomike si tregtarë të vetëm dhe në radhë të tretë – nga shitja e pronës. Të ardhurat më të ulëta të deklaruara jashtë rrogës janë në përmasë 2 leva, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve. Kështu diferenca midis këtij tatimpaguesi dhe milionerit me shumën më të madhe të deklaruar është pothuajse 6 milion leva.

Mirëpo, pse numri i bullgarëve të pasur ulet? Disa do të thonë, se është kriza dhe biznesi pret kohë më të mirë. Krahas kësaj shumë firma edhe falimentuan. Optimistët do të thonë se biznesi del në dritë. Sipas informacionit të dikastereve tatimore një e treta e milionerëve i kanë fituar paratë nga kontrata të punës dhe të menaxhimit. Mirëpo, pesimistët do të shfrytëzojnë tezën, se paratë e mëdha u grumbulluan jo nga prodhimi, por nga tregtia me pronë. Ulja e numrit të të pasurve është sinjal, se diçka në ekonominë nuk ecën mirë. Është një sekret publik, se milionerët realë janë më shumë, por ata janë kryesisht në sektorin gri. Ata nuk deklarojnë të ardhurat e tyre të vërteta.  Është fakt gjithashtu, se veturat e shtrenjta në rrugë shumëzohen, dhe se shtëpitë luksoze janë të shituara. Kështu që statistika e dikastereve tatimore shtrembëron tablonë reale për nurin e bullgarëve të pasur. Duke shtuar, se asnjeri nuk shtron pyetjen ku janë milionerët, që dolën nga ky klasifikim – a u falimentuan, a u nisën, ose hyn në sektorin gri... Varianti i fundit ndoshta është më i saktë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..

botuar më 25-11-10 4.03.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro bullgare fillojnë më 1 dhjetor

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..

botuar më 25-11-07 5.22.MD