Në sektorin energjetik bullgar tensioni prapë është shumë i lartë. Pas debateve të shumta midis Brukselit dhe Sofjes për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” dhe kërcënimet, që Bullgaria të mbetet pa gaz për shkak të krizës në Ukrainë, erdhi radha e energjisë elektrike. Kontrollimi i rregullatorit shtetëror energjetik konstatoi, se tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike tek ne brenda pesë viteve të fundit shmangën 818 milion leva, ose 420 milion euro, duke bërë 2690 shkelje. Bëhet fjalë për sigurimin e rrymës elektrike pa cilësi, për probleme me njehsorët elektrikë dhe për humbjet më të mëdha të vendosura në çmimet e energjisë elektrike.
Kompanitë hodhën poshtë akuzat, ndërsa BE-ja tha, se ka presion politik mbi kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike. Tri kompanitë – ÇEZ, EVN dhe “Energo-pro” janë kompani të huaja, të cilave iu drejtuan kërcënime për revokimin e licencave. Ato janë konstatimet e radhës të shkeljeve kryera nga kompanitë energjetike, për shkak të të cilëve rregullatori energjetik do t’u imponojë gjoba nga 54 milion leva, ose 28 milion euro, deri në 2.5 miliard leva, ose 1.3 miliard euro. Komisioni Shtetëror i Rregullimit Energjetik dhe Ujor akoma nuk ka vendosur për shfuqizimin e licencave të kompanive. Për më tepër, se ky raport doli një javë para zgjedhjeve evropiane, gjë që mund të provokojë një skandal serioz ndërkombëtar.
Akuzat kryesore janë, se tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike u rritën shpenzimet e tyre, ndërsa mjetet e kursyera u shfrytëzuan për qëllime administrative, si shërbime konsulente, kontrata të menaxhimit e kështu me radhë. Shpenzimet suplementare në përmasë 818 milion leva, ose 420 milion euro, nuk u evidentuan në llogaritë e kompanive, por u përfshin në çmimin e rrymës elektrike. Fitimi është i ulur, tatimi për shtetin gjithashtu.
Tri kompanitë sigurojnë, se vepruan sipas legjislacionit bullgar dhe se disa deklarata të rregullatorit krijojnë përshtypje të rreme në shoqëri. Sanksionet do të apelohen, sepse kontrollimet u bënë në mënyrë kaotike dhe me qëllim, komentojnë kompanitë, të cilat insistojnë për rishqyrtimin e rezultateve të revizionit.
Ambasadorë të gjashtë shteteve të BE-së paralajmëruan, se revokimi i licencave do të bëhet një sinjal negativ për investitorët. Diplomatët e parë të Austrisë, Çekisë, Danimarkës, Finlandës, Francës dhe Gjermanisë ngulën këmbë, që qeveria të mos ushtrojë presion politik mbi rregullatorin shtetëror energjetik, por të zgjidhë problemin në përputhje me ligjin. Kryesia greke e BE-së gjithashtu u përfshi në mbrojtjen e kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike tek ne. Kjo është një sinjal, se problemet ndiqen nga afër nga BE-ja. Në mbrojtje të kompanive elektrike u përfshi edhe komisionari evropian i energjetikës Gjunter Jotinger, i cili komentoi, se vendimet e Komisionit Shtetëror të Rregullimit Energjetik dhe Ujor duhet t’u përgjigjen shkeljeve dhe të jenë motivuar. Ai dyshoi në pavarësinë e komisionit pas disa deklaratave politike për heqjen e licencave të kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike. Komisioni Evropian është gati të ndërmarrë masat e domosdoshme për respektimin e ligjeve në bashki. Dhe ky është një sinjal për hapjen e procedurave të radhës penale kundër Bullgarisë. Mezi tani do të shikojmë si do të zgjidhet problemi.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..
Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për..
Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata..