Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Golf – pse jo edhe në Bullgari

БНР Новини
Foto: Ljubomir Lazarov

Gjatë 2014-ës në Bullgari zhvillohen, tashmë herën e pestë, seritë e turneut të golfit Mtel Golf Masters. Nga starti i tyre në fund të prillit deri në finalet në fund të shtatorit, do të kalohet përmes dy turneve të kualifikimeve dhe një turneu tjetër të skuadrës. Për muajin qershor të këtij viti Asociacioni Evropian i Golfit bashkë me atë bullgar organizuan në qytetin e Pravecit një kampionat evropian për amatorë. Kalendari i Turneut i Fushave të Golfit për vitin 2014, të cilat janë anëtare të Asociacionit Bullgar të Golfit, tregon se në periudhën e shkurtër të praktikimit të golfit në Bullgari, sporti ka përjetuar një zhvillim shumë të madh.

Fusha e parë e golfit në vend është ndërtuar që gjatë vitit 2000, kurse Asociacioni Bullgar i Golfit u krijua në vitin 2001. Fushat e golfit ende janë shumë pak, por ekspertët parashikojnë se në kuadrin e disa viteve ato do të jenë dhjetëra. Në periudhën e shkurtër të trajnimit të golfit ky sport u bë pjesë e sistemit të arsimit sportiv. Akademia Sportive Kombëtare zhvillon kurse golfi dhe disponon një fushë trajnimi. Për të madje janë shkruar disertacione akademike.

Foto: golfbg.com

Prapëseprapë golfi në Bullgari është në fazën e tij fillestare. Në një fazë të tillë është dhe turizmi i lidhur me të.

Konsiderohet se për zhvillimin e golfit kontribuojnë jo vetëm veçoritë natyrore, por edhe anëtarësia e Bullgarisë në BE, gjë që e bën një destinacion të afërt dhe stabil. Potenciali për zhvillimin e sportit dhe turizmit të lidhur me të është i madh, por që të realizohet ai, duhen përballuar disa probleme. Njëri prej tyre është mungesa e sponsorëve.

Gjatë hapjes së serive Mtel Golf Masters për këtë vit, një përfaqësues i telekomit, i cili e sponsorizon, ua drejtoi urim edhe kompanive të tjera për të ndjekur shembullin e tij dhe për të punuar për zhvillimin e golfit në Bullgari. Urime u drejtuan edhe nga ekologët. Sipas tyre, disa prej fushave të golfit në vend janë ndërtuar në vende të papërshtatshme dhe i kanë shkaktuar dëme landshaftit të natyrshëm, florës dhe faunës. Mirëpo urime të tilla ndaj golfit drejtohen edhe në vende të tjera të botës dhe përsëri mbetet ndjenja se ky sport është mirëseardhur edhe në Bullgari. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas 4 humbjeve, Bullgaria nuk ka më një shans teorik për të luajtur në Kupën e Botës 2026

Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy gola për fituesit. Atanas Çernev shënoi një autogol 11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në..

botuar më 25-10-15 9.56.PD
Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev dhe Aleks Nikollov

Sofja do të presë disa prej ndeshjeve të Eurovolley 2026

Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili..

botuar më 25-10-14 1.08.MD

Një fotofinish përcaktoi fituesin e meshkujve në Maratonën e Sofjes

Vetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar..

botuar më 25-10-13 11.26.PD