E bardha, e gjelbra dhe e kuqja – ngjyrat e flamurit kombëtar bullgar janë gërshetuar në mënyrë unikale në kryeveprën e artit kulinar bullgar – sallata “Shopska”, e cila u bë hit në BE. Marka e rezervuar e kuzhinës bullgare është në krye të klasifikimit për gjellët kombëtare, organizuar nga Parlamenti Evropian në lidhje me zgjedhjet evropiane.
Gjellë për natën e zgjedhjeve
Në iniciativën “Shija e Evropës” sallata bullgare “Shopska” u bë Nr 1 në Kontinentin e Vjetër, pasi zëvendësoi madje pastat italiane, gaspaçon spanjolle, qoftet suedeze, peshkun britanik. Në vend të dytë është supa e ftohtë e Lituanisë, në vend të tretë janë japrakët rumunë me gjethe lakre. Konkurrenca vërtetë ishte shumë e madhe, sepse në faqen e Parlamentit Evropian ka receta të shijshme nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Gjella jonë kombëtare është më e preferuar nga evropianët për natën e zgjedhjeve, sepse ideja e Parlamentit Evropian është pikërisht e tillë – të organizojmë party, ta festojmë votën në tryezë me miqtë tanë. Mund themi guximshëm se sallata “Shopska” tashmë e fitoi votën evropiane.
Sekreti i triumfit
Sallata është një gërshetim i thjeshtë i shijeve të ndryshme prej perimesh të freskëta dhe djathi. Siç duket, kombinimi midis domateve, trangujve, specave dhe qepës së njomë, të prera hollë dhe të mbuluara me djathë të bardhë dhe majdanoz e bën sallatën kaq të shijshme jo vetëm për ne bullgarët, por edhe për të huajit. Sallata “Shopska” triumfon jashtë kufijve të Bullgarisë afro 60 vjet dhe shumë vende e kanë mësuar recetën nga ne, sepse në tryezën evropiane nuk ka një sallatë të tillë, me kaq shumë shije të ndryshme.
Nga Robert de Niro dhe Eltën Xhon e gjer te pikturat me bojëra vaji
Yjet e Hollivudit Robert de Niro, Harisën Ford, Kianu Rijvs, Antonio Banderas, Piërs Brosnën, Mila Jovoviç, Skarlet Johanson, Arnold Shvarceneger, Silvestër Staloun, të cilët kanë xhiruar filma te ne, e kanë zbuluar sallatën “Shopska” që prej shumë kohësh. Disa prej fansave të sallatës sonë janë Eltën Xhon, Xhorxh Majkël, Roxhër Uotërs nga Pink Flojd, “Aerosmit”, baisisti i Shakirës – Huan Ereros dhe një sërë muzikantësh të tjerë me famë botërore. Muzikantët e grupit “Skorpiëns” gjithashtu mbetën të mahnitur nga emblema e kuzhinës bullgare. Nuk është e rastit se fjalët e para bullgare, të cilat i mësojnë të huajit, janë “shopska sallata”. Përveç se është protagonist lirik i këngëve bullgare, hiti kulinar frymëzoi edhe piktoren Valentina Çerneva për të krijuar një pikturë me bojëra vaji me sallatën tonë të famshme “Shopska”.
Prona intelektuale
Shumica e bullgarëve mendojnë se sallata “Shopska” është pjesë e krijimtarisë kulinare. Jo, ajo është kryevepra e një ekipi kuzhinierësh nga koha e socializmit. Gjatë vitit 1960 sallata e shijshme u bë simbol i lokaleve të “Ballkanturist” – koha kur Bullgaria e bë e njohur për mejhanet e saj. Qëllimi ishte për t’u bërë një përshtypje të mirë të huajve me shijet bullgare. Kështu lindi simbioza unikale midis specave të kuqe dhe domateve, trangullit të gjelbër dhe djathit të bardhë – ngjyrat e flamurit kombëtar bullgar. Në qoftë se shtojmë dhe rakinë e fortë bullgare, piktura bëhet edhe më e pasur. Ndoshta ka ardhur koha që vendi ynë ta patentojë kryeveprën e vet dhe të deklarojë pretenca për pronësi intelektuale. Sidomos tani, kur “Shija e Evropës” u bë sallata bullgare “Shopska”.
Për recetën më të preferuar në bashkësinë evropiane mund të votoni në faqen e Parlamentit Evropian në Facebook.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..