Me afro 40% janë rritur falimentimet e firmave bullgare gjatë vitit të kaluar, kurse që nga fillimi i këtij viti me 230 % janë shtuar kompanitë, të cilat kanë vështirësi financiare. Pasivet e Top 5 të firmave më të mëdha të falimentuara dalin në 210 milionë euro. Novitet për tregun tonë janë falimentimet e kompanive nga tregtia me lëndë djegëse, kurse firmat për prona janë stabilizuar. Sektorët e vetëm pa probleme janë farmacia, IT-dega dhe telekomunikacionet. Të dhënat janë nga një raport për Evropën Qendrore dhe Lindore të kompanisë ndërkombëtare “Coface”.
Studimi përfshin 13 vende, ku për nga vëllimi i falimentimeve pas nesh është Çekia me 32% dhe më tepër falimentime në degën e ndërtimit. Në Kroaci firmat në gjendjen e paaftësisë paguese janë vetëm 5%. Nga kompania komentojnë se, bile ka rivendosje në eurozonë, tek ne kjo do të vijë me vonesë. Por që të rastis duhet të ketë një biznes-mjedis të parashikueshëm dhe transparent. Të dhënat e statistikës bullgare tani për tani nuk janë inkurajuese, sepse tregojnë një vëllim të ekonomisë nën mesataren për Bashkimin Evropian. Kurse edhe situata politike dhe ekonomike në vend janë mjaft të pasigurta. Pavarësisht se qeveria revizion prognozën e vet për rritje të Produktit të Brendshëm Bruto nga 2.1%, sipas “Coface” ai do të jetë më i vogël. Tradicionalisht më tepër falimentime ka në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë. Pavarësisht se dega e lëndëve konsiderohej për e sigurt dhe aty tanimë ka kompani në falimentim. Përqindja bazë e firmave të falimentuara janë tregtarë të mallrave ushqimore dhe të materialeve të ndërtimit. Në të ashtuquajturit sektorë rrezikues prijëse janë shoqëritë nga bujqësia, ku një pjesë më e madhe prej tyre janë prodhuesit e drithit. Janë pakësuar mjaft falimentimet tek firmat për prona. Kurse ata zhvillonin një klasifikim negativ gjatë viteve të fundit. Kjo tregon se, në treg lojtarët e rastit tanimë kanë rënë. Nuk ka kompani të falimentuara në sektorët e farmacisë, të teknologjive informative dhe telekomunikuese. Përkundrazi, degët zhvillohen jashtëzakonisht mirë. Outsorsingu është hit në treg dhe gjithnjë e më shumë rriten firmat e regjistruara në këtë lloj veprimtarie. Mes sektorëve të sigurt renditen prodhimi i korrentit, i gazit dhe të ujit, mjaft që shteti të mos ndryshojë regjimet rregullator.
Në sfondin e vendeve të tjera nga Evropa Qendrore Lindore prognozat e “Coface” janë për një rritje të dobët të ekonomisë bullgare, sepse konsumi i brendshëm është i dobët, kreditimi i ngushtuar, eksporti po pakësohet. Një gjallërim mund të ketë aty nga fundi i vitit, por me kusht se aktivojmë përvetësimin e fondeve evropiane.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..