Nga data 17 deri më 22 maj në qytetin Shumen u zhvillua edicioni i parë i Konkursit ndërkombëtar mbi të kënduarit në dhomë, organizuar nga fondacioni “Panço Vlladigjerov. Prej mjaft kohe dhuruesit e saj shqyrtojnë idenë të zgjerohen degët në konkursin i cili mban emrin e kompozitorit të madh. Fillimi është i vënë gjatë vitit 1986, kur ai është vetëm për pianistë. Në prag të mijëvjeçarit të ri, tanimë është shtuar dhe dega “Violinë”. Rrethi po zgjerohet, kurse bazë për këtë jep dhe vet krijimtaria e Vlladigjerovit, i cili është autor i 11 opuseve këngësh.
“Dëshira jonë është që kjo muzikë e bukur të mund të arrijë deri tek një auditor më të gjerë dëgjuesish – shpjegon drejtoresha e fondacionit Diana Deçeva. Të mëdha ishin emocionet për këtë sesi do të kalojë konkursi. Ky edicion i parë qe një sprovë për ne, organizuesit. Morëm dokumente prej 21 kandidatëve, por u paraqitën 15. Kategoritë janë dy – gra dhe burra. Te gratë dekoratë të parë mori Natalia Boeva nga Rusia, të dytë – Ralica Ralinova nga Bullgaria dhe të tretë Evgjenia Siderova. Tek burrat dekoratat shkuan të gjitha tek pjesëmarrësit bullgarë: dekoratë të parë – Alek Avedisjan, të dytë – Petër Dimov dhe të tretë morri Valentin Vatev. Një dekoratë për interpretim më të mirë të një krijimi nga Vlladigjerovi fituan Ralica Ralinova dhe Alek Avedisjan. Një dekoratë tjetër të posaçme qe dhënë nga fondacioni sopranos Ina Kënçeva “Perspektiva kulturore”. Dekorata jepet për një interpretim të një kënge nga Rihard Shtrausi në lidhje me 150 vjetorin e lindjes së tij. Mbajtëse e saj u bë përsëri Ralica Ralinova. Dekoratën për një pianist më mirë të prezantuar në akompanjim e mori Petër Karagenovi i ri, i cili e befasoi këndshëm jurinë dhe dëgjuesit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..