Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pulsi i Rusisë së Re” – një festival i artit modern rus në Sofje

БНР Новини

Një prej krijuesve më të mirë të filmave të vizatuar, i nominuar për çmimet “Oskar”, një kiber-princeshë dhe një super-grua, një aktore radikale, e cila rrezikon jetën e vet në skenë, një skulpturë e gjallë, një video-maratonë prej 12 orësh dhe muzikë në të hapur, lexime letrare në park, një workshop kulinar “Ushqimet ruse, që po zhduken”, një program i posaçëm nga Olimpiada kulturore në Soçi për fëmijë... E gjithë kjo dhe akoma shfaqje të tjera interesante janë përfshirë në programin e festivalit kushtuar artit modern rus në Sofje. Këtu deri më 8 qershor do të paraqiten 15 piktorë të rinj rusë me popullaritet të madh në Rusi dhe në botë, si dhe skulptorë, fotografë, dizajnerë, artistë nga gjini të ndryshme të krijimtarisë vizuale dhe skenike, të cilët tregojnë fytyrën e re, të ndryshme dhe të panjohur të këtij arti. Pas muzeve, galerive dhe bienaleve në Moskë, Stokholm, Berlin, Vjenë, Budapest, Honkong, Tokio, Sidnej, vjen edhe radha e Sofjes, në saje të Fondacionit “Doma Art”, e cila organizoi festivalin “Pulsi i Rusisë së Re”.

Martina Stefanova“Qëllimi kryesor i fondacionit tonë është që të zbulojmë artin e shteteve, për të cilat mendojmë se i njohim mirë, por në fakt nuk është kështu. Sivjet i kushtojmë vëmendje një shteti të njohur – Rusisë – thotë themeluesja e fondacionit “Doma Art”, kuratorja e festivalit nga ana bullgare Martina Stefanova. – Shumë njerëz mendojnë se e njohin Rusinë, por të gjithë mbështeten te kujtime të vjetra nga e kaluara. Qëllimi ynë është që të tregojmë të renë dhe të ndryshmen – këta janë njerëz të rinj, origjinalë dhe modernë.”

Mikpritësit arritën të grumbullojnë në Sofje të gjitha këto talente të reja, të cilat përveç në Rusi, jetojnë dhe krijojnë veprat e tyre në qytete të ndryshme të botës. Çdo një prej tyre jo vetëm tregon në Sofje artin e vet, por edhe mban ligjërata. Jo vetëm ligjëratat, por edhe të gjitha aktivitetet e festivalit janë falas.

Vita Dumçjute“Ne do të përpiqemi të tregojmë para spektatorit bullgar dhe vetë ne të kuptojmë se çfarë është Rusia sot. Pjesëmarrësit krijojnë në gjini të ndryshme dhe flasin në gjuhë të ndryshme vizuale, por megjithatë do të përpiqemi të paraqitim para publikut bullgar kuptimin e fshehtë të Rusisë” – thotë kuratorja nga ana ruse Vita Dumçjute.

Pyetjes së Radio Bullgarisë me se i tërhoqi Sofja, Vita Dumçjute iu përgjigj kështu: “Para se gjithash kjo është një lidhje historike. Ndër të tjera, një prej pjesëmarrësve në festival, piktorja legjendare Elena Kovëjlina, do të paraqesë një performance për miqësinë midis Bullgarisë dhe Rusisë, sepse kjo temë është shumë e afërt për ne. Ne nuk mundemi pa Bullgarinë dhe Bullgaria nuk mundet pa Rusinë. Arti modern në vendin tuaj ka një potencial të madh. Krijuesit dhe njerëzit e zakonshëm këtu janë me një horizont të gjerë.”

Dmitrij GelerNjë hit i madh në festival është paraqitja e filmave të Dmitrij Gelerit, i cili u nominua gjatë 2013-ës për “Oskar”. Në Sofje është edhe premiera botërore e veprës së tij të re “Burri e takon gruan”.

“Unë e dua shumë Bullgarinë, sepse këtu zhvillohen shumë prej festivaleve më të mira të filmave të vizatuar – thotë ai. – Përveç kësaj këtu kam shumë miq. Përveç se krijoj filma të vizatuar, unë pikturoj. Këtu do të jetë edhe ekspozita ime e parë ndërkombëtare.”

Festivali i artit modern rus përkrah kandidaturën e Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë 2019-ës dhe zhvillohet me përkrahjen e Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Fondacioni “Doma Art”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD