Skepticizëm evropian, krizë, ekonomi, deficite, papunësi... Edhe bërthama e fortë e BE-së – Gjermania, Franca, Beneluksi fillojnë të ndjejnë problemet e rënda. Rreziqet para Evropës mbeten, sepse politikanët nuk nxorën mësimet nga kriza. Mirëpo, parlamenti më i larmishëm është një garanci, se kësaj here vështirë do të kalojnë politika të gabuara dhe reforma të keqe për ekonominë. Ose, të paktën, do të bllokohen hapat e panevojshëm të Komisionit Evropian. Investuesit, sidomos në vendet e reja anëtare të BE-së, tashmë kanë gatishmërinë të marrin përsipër rrezikun eventual politik. Mbi këtë temë bisedojmë me makroekonomistin Georgi Stoev nga “Industry Watch”.
Në ç’drejtim do të ecën Evropa pas zgjedhjeve dhe cilat do të jenë politikat ekonomik?
“Siç tani, ashtu edhe siç ishte pas fillimit të krizës së borxheve, akoma ka dy rrugë, të cilat mund të zgjidhen. E para është të përvetësojmë mësimet e kësaj krize dhe të nxjerrim mësimet nga gabimet e lidhura me integrimin evropian dhe bashkimin e 28 shteteve. Ato gabime kanë të bëjnë kryesisht me rregullimin e vështirë të tregut të punës, gjë që bëhet shkak për papunësinë e lartë, për rritjen e rrogës minimale të punës, për shtimin e përfitimeve sociale e kështu me radhë. E gjithë kjo bëhet shkak për bllokimin e zhvillimit ekonomik, gjë që i dedikon një pjese të madhe të popullsisë, sidomos në vendet jugore, në papunësi. Rruga tjetër e zhvillimit është, që politikanët të zhdehen pas kësaj vote kategorike dhe të fillojnë reforma për liberalizimin e tregut të punës, për punësim dhe për çlirim më të lehtë të punëtorëve, për tatime më të ulëta në disa vende. Mirëpo, shanset që të niset në këtë rrugë janë më të vogla. Politikanët nuk do të jenë të aftë të përvetësojnë këtë mësim.”
Është një fakt shqetësues, se edhe në pjesën veriore të Evropës filluan të hasin vështirësi fiskale.
“Në këtë sfond kam vështirësi të bëj parashikime optimiste për kreditimin dhe investimet, për vendet e reja të punës, për nivelin e të ardhurve dhe për gjithçka tjetër, që ka të bëjë me përmirësimin e jetës së njerëzve. Situata është e tillë, se në shikim të parë duket, se kriza e borxheve tashmë u përballua, por në fakt rreziqet mbeten.”
Të hedhim një vështrim te Bullgaria. Si parlamenti i larmishëm evropian do të ndikojë mbi ekonominë e saj?
“Nuk do të jetë e lehtë të aplikohen politikat evropiane, rregulloret dhe rregullat e përbashkëta të bashkimit. Mirëpo, në fund të fundit, duke hedhur një shikim prapa do të zbulojmë, se një pjesë e madhe e politikave në fakt provokuan shpenzime të mëdha për biznesin dhe për shtetasit. Domethënë ato politika ishin më tepër në dëm të BE-së, se sa në dobi. Kështu që pjesa e madhe e vendimeve të pamenduara të deputetëve evropianë ndoshta do të realizohen, por më vështirë. Nëse do të transferojmë këtë edhe mbi Parlamentin Bullgar, si një pasqyrë e atij evropian, do të zbulojmë, se partia më e madhe ka një sjellje më të fortë dhe më të guximshme si opozitë dhe ndoshta do të ketë një pozitë më të mirë të bllokojë politikat më negative ekonomike. Mirëpo, realisht nuk duhet të presim ndonjë efekt të drejtpërdrejt mbi ekonominë bullgare.”
Bullgari është në varësi të Evropës, për më tepër, se 65 për qind nga eksporti i saj është për vendet e BE-së. Lidhur me këtë çfarë mund të presim?
“Parashikimet për rritjen ekonomike janë për 0.1 për qind. Domethënë nuk mund të presim ndonjë rimëkëmbje të fuqishme. Atë, për të cilën kemi nevojë në një plan afatgjatë, janë investime të reja, krijimi i vendeve të reja të punës dhe prodhimtaria më e lartë. E gjithë kjo i mungon Bullgarisë që nga viti 2008. Tani është tepër e vështirë të bëhen parashikime optimiste.”
Mirëpo, nga ku do të vijnë investimet?
“Bullgaria është një shtet i varfër për nga kursime të brendshme dhe kapitale. Në se dëshirojmë të realizojmë rritjen me ritmet deri në vitin 2007, atëherë investimet do të vijnë nga jashtë. Nëse do të më pyesni nga cili drejtim – veriu, perëndimi, jugu ose lindja, do t’ju them se është mirë që të vijnë nga gjithkund. Në fund të fundit paratë nuk kanë as aromë, as ngjyrë. Kur do të vijnë këtu, sidomos nën formën e makinave, impianteve, ata krijojnë vende të punës dhe potencial për rritje.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..
Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT)...