Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi po kthehet në një industri të fuqishme e cila është duke e shndërruar botën

БНР Новини
Foto: Венета Николова

Në botën bashkëkohore ka dy revolucione të mëdha të cilat tërësisht ndryshuan mënyrën tonë të jetesës. Bëhet fjalë për teknologjia e informacionit dhe dega e turizmit. Në këtë gjë është i bindur z. Taleb Rifaj – sekretar i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së. Eksperti i huaj bën vizitë zyrtare në Bullgari për të dorëzuar një letër të hapur te qeveria bullgare me kërkesë të përkrahë turizmin që është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë. Një dokument i tillë tashmë është dorëzuar te 61 shtete të tjera.

Sondazhet e Organizatës Botërore të Turizmit tregojnë se gjatë viteve të 50-ta të shekullit të XX-të në botë kanë udhëtuar jo më se 22 milionë veta. Atëherë 75 për qind e popullsisë së gjithë botës kurrë nuk është larguar nga vendlindja më larg se 100 kilometra. Njerëzit janë ndarë nga jeta pa u larguar fare nga qyteti apo fshati i lindjes së tyre. Por ja globi paska ndryshuar. Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Turizmit janë mjaft kuptimplotë. Sipas tyre gjatë vitit 2013 turizmi ndërkombëtar shënoi 5 për qind rritje megjithë krizën ekonomike, ndërsa çdo i shtati i globit ka udhëtuar jashtë vendit. “Këta janë 1 miliard veta, të cilët kanë bërë udhëtim jashtë vendit. Paramendoni se si kontakti me kulturat e huaja ndryshon mentaliteti ynë” – thotë z. Rifaj gjatë ceremonisë kur i shpërndanë atij dekoratën “Doktor honoris kauzë i Universitetit Ekonomik” në Sofje.

СнимкаDy dekadat e fundit turizmi u kthye në një industri gjigante e cila gjeneron miliarda dollarë të ardhura dhe vende pune, kontribuon në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendeve më të varfra dhe i ndihmon këto të fundit që të hapen para botës. Kohët e fundit Gjermania ishte vendi me më pak udhëtarë jashtë vendit. Sot udhëtarët më aktivë janë kinezët dhe pas tyre – rusët. Gjatë vitit të kaluar Kina kishte 98 milionë shtetas të cilët udhëtonin jashtë vendit, ndërsa Rusia – 55 milionë. Teknologjia e informacionit gjithashtu jep kontribut në përhapjen e udhëtimeve jashtë vendit. Çdo i treti prej nesh e planifikon udhëtimin përmes internetit pa ndihmën e agjencive dhe operatorëve turistikë. Mediat sociale ndryshuan mënyrën sipas së cilës bëhet marketingu i produkteve të ndryshme turistike. Sot jo vetëm blejmë bileta, bëjmë rezervime të hotelit etj. përmes internetit, por në rrjetet sociale hedhim fotografi të vendeve të cilat kemi vizituar, po ashtu ndajmë mendime për vendet e huaja. Teknologjia e re paska ndryshuar rregullat e lojës. Por edhe profili i udhëtarit bashkëkohor është i ndryshëm. Sot udhëtarët janë më edukuar se përpara, janë kureshtarë dhe kanë më shumë kërkesa – ata duan të përfshihen tërësisht në atmosferën kulturore të vendit që viziton, të komunikojnë me të huajt dhe të provojnë kuzhinën tradicionale.

СнимкаTurizmi në masë ka të bëjë gjithnjë e më shumë me itineraret e caktuara, me aventurën e tureve turistike në gjirin e natyrës etj. Ndryshoi po ashtu dhe mosha e udhëtarëve. Me qëllim dhe pa qëllim si të rinjtë ashtu dhe të rriturit ndërmarrin udhëtime jashtë vendit për të hasur me kulturat e huaja. Sot ka shumë grupe të pensionistëve të cilat organizojnë udhëtime në qoshe të largëta të botës. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit çdo vit më se 330 milionë të rinj të moshës nën 28vjeçare udhëtojnë jashtë vendit. Dikur udhëtimet në vende të huaja i bënin vetëm të pasurit. Mirëpo, sot anembanë botës udhëton çdokush. Ndryshimi më i madh i cili ndodh kur u rrit industria e turizmit ka të bëjë me mentalitetin tonë. “Bëhet fjalë për mesazhet lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm të globit dhe kujdesin për të. Turisti i sotëm do të udhëtojë me ndërgjegje të pastër” – i bindur është prof. Rifaj, duke shtuar se njerëzit janë angazhuar me turizmin dhe duhet të respektojnë parimet e qëndrueshmërisë. Prandaj profesorit i vjen mirë për strategjinë e zhvillimit të sektorit të turizmit në Bullgari, e cila strategji mbulon periudha nga viti 2014 deri në vitin 2030.

Снимка“Në dokumentin qartë thuhet se bullgarët duhet të ndalojnë ndërtimin në masë në pushimoret detare dhe ka nevojë për ridrejtim te turizmi alternativ – thotë prof. Rifaj. – Për mendimin e këtij të fundit natyra e Bullgarisë është unike. Bullgaria është një destinacion shumë special. Ajo është lidhja midis Evropës dhe Lindjes së Mesme, midis Evropës dhe Azisë. Vendi juaj disponon aq shumë resurse se është duke përballuar me sfidën se çfarë të zgjedhë. A të mbështetet te kultura, historia, turizmi SPA ose te shëtitjet në gjirin e natyrës. Bullgaria është një destinacion jashtëzakonisht i pasur dhe ndërkohë është i njohur. Në këtë lidhje do ta dalloja atë ndër destinacionet e tjera në Evropë.”

Për mendimin e Taleb Rifajit gjithnjë e më shumë njerëz ndërmarrin udhëtime jashtë vendit. Turizmi është si një “stuhi” e cila ndryshoi mënyrën e jetesës sonë dhe tashmë nuk mund të evitohet. Prej nesh varet a do ta drejtojmë këtë industri të fuqishme te zhvillimi i qëndrueshëm, te ruajtja e globit ose do të lejojmë që dëshira jonë e konsumatorëve të asgjësojë shtëpinë tonë të përbashkët, të quajtur Toka.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD