Brukseli ngre padi penale kundër Bullgarisë, kurse shkaku është zgjedhja e ndërtuesit për gazsjellësin “Rryma Jugore” për trasenë bullgare. Komisioni Evropian ka dyshime, se janë shkelur rregullat e tregut të brendshëm dhe të zhvillimit të konkursit për zgjedhjen e kryerësit të projektit. Akuza tjetër është për mosrespektimin e rregullave energjetike evropiane.
Komisioni Evropian i ka dërguar një letër zyrtare Bullgarisë në të cilën këmbëngul që “Rryma jugore” të pezullohet. Kjo është faza e parë nga procedura penale kundër Bullgarisë, kurse afati për përgjigje të vendit është një muaj. Kërkesa për ndërprerjen e projektit është deri në bisedimet e ardhshme në Sofje të ekspertëve nga Brukseli gjatë javës së ardhshme. Nga Ministria e Ekonomisë dhe të Energjetikës deklaruan se, Bullgaria jo njëherë dhe në mënyrë kategorike është angazhuar ta respektojë kornizën juridike evropiane gjatë realizimit të “Rrymës Jugore” në territorin bullgar. Pala bullgare dhe deri tani ka informuar në kohë dhe me hollësi Komisionin Evropian për të gjitha veprimet e ndërmarra dhe zhvillimin e “Rrymës Jugore” në territorin bullgar. Në të njëjtën kohë Bullgaria, bashkë me vendet e tjera anëtare, përmes territorit të së cilës kalon traseja e gazsjellësit, është një pjesëmarrëse aktive në dialogun midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë për zgjidhjen e çështjeve juridike, është pozita e dikasterit ekonomik. Bullgaria është nën kërcënimin e hapjes së një procedure tjetër penale për shkak të ndryshimeve në legjislacionin vendas dhe futjen e nocionit “gazsjellës detar”, që përjashton tubin nga territori evropian. Bullgaria nuk shikon problem në formulimin e ri të pjesës detare, pavarësisht se ajo do t’i garantojë aksionarit bazë – Moska, rezervim të kapacitetit të plotë të tubit nëpër fundin e detit. Pritet që në takimin me ekspertët nga Brukseli më 13 qershor të këtij viti të ketë sqarime mbi kazusin. Tani për tani qeveria nuk mendon të kufizohet dhe të marrë parasysh vërejtjet e Komisionit Evropian. Sipas komisionarit evropian Gjunter Jotinger bisedimet mbi projektin do të vazhdojnë, në qoftë se Rusia kthehet ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe tregon gatishmëri për bashkëpunim mbi bazën e rregullave energjetike evropiane. Përgjigja e Moskës ishte e pritur: Komisioni Evropian nuk mund të ndalë ndërtimin e “Rrymës Jugore” kurse sasitë e para të gazit nëpër pjesën detare do të nisen drejt Bullgarisë dhe Bashkimit Evropian gjatë dhjetorit të vitit 2015 deklaroi shefi i “Gazpromit” Aleksej Miler. Ndërkohë Greqia po kështu dëshiron të përfshihet ndaj gazsjellësit “Rryma Jugore”, duke kërkuar ndërtimin e degës së tubacionit përmes territorit të saj.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..
Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se..
Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për..
Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata..