Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja e parë, deputete evropiane nga një vend tjetër: triumf i vërtetë i Vox populi

Foto: BNT

Si një pastruese në metronë e Athinës mund të bëhet deputete në zemrën të kontinentit të vjetër? Përgjigja është: bullgarja Kostadinka Kuneva. Ajo u bë simbol i luftës sindikaliste në Greqi, pasi ishte sulmuar me acid gjatë vitit 2008. Gjashtë vjet më vonë zgjedhësit, me votën e vet preferenciale e vunë në vendin e katërt nga 6 deputetët e zgjedhur evropian të së majtës radikale greke SIRIZA. Ky është një formacion politik, i cili ka fituar zgjedhjet për anëtarë të Partisë Evropiane në Greqi.

“Shikoj se, kjo është rezultat nga dashuria e njerëzve ndaj meje – tha përpara Radio Bullgarisë Kostadinka Kuneva. – Dhe këtë po ma dëshmojnë pothuajse çdo çast, sepse marr njoftime të shumta me falënderim dhe urime. Përveç kësaj, fillova të marr dhe propozime të shumta për një punë të përbashkët, që të mund të më ndihmohet dhe të arrijmë atë, për të cilën ëndërrojmë.”

Kostadinka Kuneva ka lindur në qytetin Silistra dhe i ka përfunduar studimet e saj në histori në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Ka pasur dëshirë të realizohet në atdhe, por gishti i fatit i tregoi Greqinë. Shkaku – djali i saj i vogël Emanuill ishte me sëmundje të zemrës dhe duhet operuar. Sipas nënës, mundësitë për operacion kanë qenë në Gjermani, Çeki ose Greqi. Kështu viti 2001 përcaktoi fatin e jetës së Kostadinkës. Ajo u nis vet me të në Greqi. Nga Fondacioni “Onasis” ofruan të merren me mjekimin e tij. Mirëpo për shkak të gjendjes së keqësuar të Emanuilit, dy vjet ai nuk mund të operohet. Që të mund të mbijetojnë, Kostadinka filloi punë si pastruese në metronë e Athinës.

“Nuk mund të mendoj për punë të mirë dhe një pozitë në shoqëri në një moment kur e kisha fëmijën e sëmurë me rrezik për jetën – thotë Kostadinka. – Të njëjtën gjë e përjetojnë shumë bashkatdhetarë, sepse varfëria në Bullgari është e madhe. Kjo i detyron të dalin jashtë, që të mund t’u ndihmojnë familjeve të veta. Por, le të dalin me mendimin se janë njerëz të plotë vlefshëm. Çdo një prej nesh meriton të ketë bindjen se është një njeri i vlefshëm në këtë tokë. Nuk duhet të lejojë që asnjë ta nënvleftësojë dhe të bëj me të çfarë të dojë.”

Kështu veproi dhe vet Kostadinka, kur e kuptoi se, punëdhënësi i saj nuk i respektoi të drejtat e punonjësve. Bullgarja hyri në sindikatën vendase dhe u bë sekretare e saj. I kapërdiu kërcënimet për jetën e saj dhe vazhdoi të luftojë. Derisa në një mbrëmje të dhjetorit 2008-ës është e sulmuar me acid. Ajo fitoi përkrahje nga e gjithë Greqia. Derisa luftoi për jetën, nën dritaret e spitalit dëgjoi brohoritjet e qindra njerëzve të cilët i janë bashkuar tragjedisë së saj: “Kostadinka, nuk je vetëm. Ne jemi me ty!”

Bullgarja nuk i kursen falënderimet e veta ndaj të gjithëve të cilët i ndihmojnë që nga dita e parë pas sulmit e deri tani. Ka pësuar dhjetëra operacione, por ka dhe dëmtime shumë të rënda dhe të pazëvendësueshme. Prej 3 vjet e gjysmë mjekohet në Francë. Djalin e ka pranë – në një shëndet të mirë. Kostadinka gëzohet për sukseset e tij në shkollë dhe pret operacionin e radhës. Bullgarja tregon me shembullin e vet personal, se mund të fitohet një vend për deputet evropian pa buxhet, pa donatorë bujar dhe zëdhënës të organizuar.

Si bëhet fushatë pa asnjë euro?

“Nuk e kuptova. Njerëzit e bënë me dashurinë e tyre – pohon Kostadinka. – Nuk kam informatë se çfarë është bërë tamam. Unë isha në Paris, më bënë operacion. Pasi më hoqën penjtë, ditën tjetër u nisa për në Greqi. Këto ishin ditët e fundit përpara zgjedhjeve. Nëpër rrugë më përqafonin dhe më puthnin. Njerëzit qajnë, kur më shikojnë, më në veçanti gratë. Shikojnë në pamjen time jetën e vet të vështirë. Mora vesh se janë organizuar në rrugë elektronike grekë nga e gjithë Evropa dhe kanë bërë fushatë në dobinë time. Unë vetëm kisha mundësinë të shkruaj dhe t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve që në shtëpi.”

Mbase asnjëherë, bile dhe në ëndërr, Kostadinka e ka parë veten si politikane, dhe kjo në një përpjesëtim evropian. Nganjëherë fati propozon zgjidhje të çështjeve të cilat janë të paparashikueshme. Gjatë viteve bullgarja i ka devijuar ftesat për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare dhe evropiane të shumë partive, përfshi dhe partisë së njohur PASOK. Për zgjedhjet e fundit evropiane, nga propozimet e shumta pranon këtë të SIRIZA-s.

“Sepse SIRIZA është nga organizatat e majta, të cilat kanë idenë ta ndihmojnë punonjësin, të merren me problemet e popullsisë dhe jo vetëm me ekonominë dhe firmat – sqaron Kostadinka. – Njeriu është në plan të parë. Kanë ideologji të ndryshme, por mundin të bashkëpunojnë. Formohet një atmosferë shumë e mirë. Tek ta nuk ka detyrim se kush si të votojë. Kjo për mua qe një gjë shumë e rëndësishme. Unë nuk mund të kem kufi sesi të mendoj dhe të votoj. Kjo më lidh me ta.”

Fitorja e bullgares është një triumf i vërtetë të Vox popullit (zëri i popullit). Kjo i jep shembull Evropës sesi duhet t’i zgjedhin politikanët, të cilët meritojnë besim. “Qëllimi im është t’i mbroj njerëzit në një gjendje të keqe sociale, në këtë numër dhe emigrantët” – këto janë planet e Kostadinka Kunevës – bullgarja e parë, deputete evropiane nga një vend tjetër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD