Kompania muzikore “Varna International” tashmë 16 vite me radhë është nismëtare e turneve ndërkombëtare me koncerte. Krahas kësaj në shumë qytete të vendit organizon akademi muzikore.
“Mbetem shumë i mahnitur, kur shikoj burra dhe gra nga kombësi dhe kultura të ndryshme, të bashkuar nga ideja të tregojnë respektin e tyre ndaj muzikës” – rrëfen Kalin Çonevi, themelues i kompanisë. Sivjet bashkë me ekipin e tij ai organizoi 11 koncerte në nëntë qytete të Austrisë, Çekisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Anglisë. Në kuadrin e programit të tërësishëm më 30 maj në Bullgari u prezantua vepra më e re e kompozitorit Georgi Andreev, i cili është edhe dirigjent i Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”. Vepra është sipas tekstit të Skot Keërënsit me titull “Lot prej trëndafili” dhe i është kushtuar trëndafilit vajor bullgar – njërit prej simboleve të Bullgarisë. Në skenë dolën Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, Kori “Zërat Kozmikë” dhe dy grupe korale amerikane – “Shrine of the Ages” dhe “Master Chorale of Flagstaff”. Të pranishmit kishin mundësi të dëgjojnë aranzhime të muzikës popullore bullgare, muzikë afro-amerikane, pjesa klasike korale. Ja se çfarë tha dirigjentja Edit Kopli: “Është një kënaqësi e veçantë për mua se jam në Bullgari. Jam për herë të parë këtu. Vepra e kompozitorit Georgi Andreev është një gërshetim i mrekullueshëm midis muzikës vokale dhe asaj instrumentale. Ndërthurja e tekstit të Skot Keërënsit me muzikën e kompozitorit bullgar lejoi të krijohet një vepër tepër interesante. Studentët koristë ishin tepër të emocionuar nga mundësia të prezantojnë këtë vepër në skenën bullgare. Vitet e fundit pothuajse pa u ndërprerë e dëgjoj muzikën popullore bullgare, kështu që mund të them, se kam një përfytyrim të qartë për të. Jam tepër e lumtur, se ishim pjesë e këtij koncerti, që u prezantua në Sofje.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u..