Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Strategjia ujore – një mision pothuaj i pamundshëm

БНР Новини
Foto: BTA

Para pak kohe Këshilli i Ministrave miratoi një strategji të përgatitur në vazhdim të disa vitesh për zhvillimin e sektorit ujor në Bullgari. Problemet në këtë fushë janë të mëdha dhe nuk zgjidheshin shumë kohë. Nuk është sekret se humbjet e ujit në ujësjellësit e vjetër te ne janë nga 50 për qind deri më 80 për qind dhe ndoshta janë më të lartat në BE. Shumë shqetësuese është statistika edhe sa u përket ujërave të zeza. Aktualisht vetëm 66 për qind e popullsisë në Bullgari përdor shërbimin e kanalizimit të ujërave zeza. Edhe më pak – 50 për qind është pjesa e atyre, të cilët janë lidhur me stacionin pastrues të këtyre ujërave. Në fund të 2010-ës vetëm Rumania dhe Malta ishin më prapa nga ne në këtë drejtim.

Strategjia e shënuar 10 vjeçare për zgjidhjen e këtyre problemeve është më ambicioze, por realizimi i saj duket si “një mision i pamundshëm”. Dy janë elementet e saj kritike – nevoja për investime shumë të mëdha dhe tempi i vogël, me të cilin projektet në këtë sferë realizohen deri tani.

Investimet e domosdoshme për sektorin ujor te ne tejkalojnë 12.23 mlrd euro. Për Bullgarinë shuma është tepër e madhe. Ajo barazohet me një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Mjetet e parashikuara nga fondet evropiane për sektorin ujor te ne janë nën 2 mlrd euro për tërë periudhën që nga 2007 deri më 2020, mjete, të cilat tani për tani nuk mund t’i absorbojmë. Nga rreth 60 deri më 70 për qind prej mjeteve duhet të vijnë nga qeveria dhe nga të ardhurat e shoqërive të kanalizimeve me ujë. Pra, mund të presim një rritje të konsiderueshme të çmimit të ujit.

Në qoftë se po ecim me tempin e njëjtë të shpenzimeve prej afro 63 mln eurosh në vit për kanalizimin dhe pastrimin e ujërave të zeza, do të ketë nevojë për më se 35 vjet, që t’u përgjigjemi kërkesave të BE-së në këtë drejtim. Çështja është se periudha e tranzicionit prej 8 vitesh, për të cilën ishte arritur marrëveshje me BE-në, skadon së shpejti – më 31 dhjetor të vitit 2014. Në Bullgari duhet ndërtuar stacione pastruese në 282 vendbanime. Deri tani kemi vënë në eksploatim 11 prej tyre. 66 projekte mbeten për periudhën 2014-2020, kurse të tjerat ndodhen në një etapë të ndryshme të përgatitjes dhe të realizimit të tyre. Nuk është e qartë nëse Bullgaria do të arrijë ta shtyjë përsëri afatin. Në qoftë se kjo ndodh, të gjithë ne do të duhet të paguajmë sanksione të mëdha për moszbatimin e direktivës përkatëse evropiane. Dhe uji vërtetë mund të na kushtojë shtrenjtë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD