Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panairi Pranveror i Librit – vend për ushqim shpirtëror

БНР Новини
Foto: BGNES

Deri më 8 qershor në Sofje zhvillohet Panairi tradicional Pranveror i Librit. Pasuria e madhe e librave të autorëve bullgarë dhe të huaj prezantohet në tri kate të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Veprimtaria është pjesë e kalendarit kulturor të Bashkisë së Kryeqytetit dhe është në përkrahje të kandidaturës së Sofjes dhe Rajonit Jugperëndimor të bëhet Kryeqytet Evropian i Kulturës të vitit 2019.

Mik special i kësaj veprimtaria është njeri prej autorëve të njohur turk – Ahmed Jumit. Në kuadrin e panairit ai prezantoi librin e tij më të ri “Porta e dervishëve”. Në praninë e ambasadorit të Republikës së Turqisë në Bullgari, shkëlqesisë së tij Sjulejman G’jokçe, shkrimtari rrëfeu kënaqësinë se librat e tij lexohen edhe në Bullgari. Ai e cilësoi Sofjen si një nga qytetet e kulturës botërore. Ahmed Jumit është autor i 24 librave disa prej të cilëve janë të përkthyer edhe në gjuhën bullgare. Për Radio Bullgarinë ai tha:

“Shkrimtarët në veprat e tyre përshkruajnë zakonisht kulturat e popullit të vet. Ata rikrijojnë veçoritë dhe traditat e vendeve të tyre. Mirëpo, vlerat njerëzore janë të njëjta për të gjithë, pavarësisht nga kjo ku jetojnë në Turqi, në Bullgari, ose në Amerikë. Ne duhet të transmetojmë mesazhet e larmisë kulturore, pa marrë parasysh gjuhën fenë, etnosin dhe dallimet e tjera. Të gjithë jemi fëmijë të një nëne. Në librin tim të fundit “Porta e Dervishëve” u përpoqa të zbulojë idetë e poetit dhe mistik Mevljana Xhelal al Din Rumi. Sipas tij Zoti është brenda në çdo njeriu. Parajsa dhe skëterra nuk janë pas vdekjes, por janë këtu, në tokë. Kështu njeriu mund të krijojë si ferrën e vet, ashtu edhe parajsën e vet. Pikërisht ato tema mbarënjerëzore provokuan interesin dhe librat e mia përkthehen në shumë gjuhë të huaja.”

Është e madhe larmia e autorëve dhe gjinive. Prezantohen si tituj të krijuesve të rinj, ashtu edhe vepra të klasikëve. Shumë prej librave ofrohen me një zbritje speciale të çmimit nga 20 për qind.

Bullgarët e kishin lavdinë e një kombi, që lexon shumë. Vallë, a arrin sot bullgari të ndajë mjete nga buxheti i kufizuar, që të blejë libra? A janë në gjendje shtetasit e vendit më të varfër në BE-në të ruajnë kultin tradicional ndaj librit? Këtyre pyetjeje iu përgjigjet botuesi i librave Jordan Antov:

“Nuk është e mundshme, që një krize – qoftë ajo politike, qoftë ekonomike, të mos ndikojë mbi shitjen e librave. Populli shqetësohet çfarë do të ndodhë ditën e nesërme. Librat në Bullgari janë më të lira në mbarë BE-në. Mirëpo, njerëzit nuk janë të sigurt dhe prandaj përmbahen nga shpenzime të tepruara. Megjithatë bullgari gjen mënyra si të blejë libra. Ngandonjëherë për shembull mblidhen dhjetë veta dhe secili blen nga një libër. Pas kësaj i këmbejnë midis njeri tjetrit. Kështu që shihet një rrënje në shitjet, por leximi nuk është i zhvleftësuar. Për më tepër, mund të them, se njerëzit sikur më shumë sesa kurdoherë tjetër dëshirojnë të lexojnë. Dhe kjo për arsye, se në krizën politike dhe ekonomike, njeriu nuk mund t’i lejojë vetes një krizë shpirtërore.”

Panairi Pranveror i Librit është një vend i takimeve dhe diskutimeve midis shkrimtarëve, botuesve dhe lexuesve. Është mirë, që admiruesit e leximit mund të marrin autografe nga autori i preferuar, mund të asistojnë në premierat e librave, që organizohen. Georgi Zhekovi është njeri prej autorëve të rinj bullgarë. Për ato aktivitete në kuadrin e panairit ai mendon: “Jam me bindjen, se vet takimi sy më sy me lexuesit është një akt special. Për çdo shkrimtar një rëndësi të madhe ka, kur ai iu përgjigjet pyetjeve të lexuesve. Panairi siguron një larmi të madhe dhe njeriu mund të zgjedhë ndër shumë tituj dhe gjini.”

Organizatorët nga Asociacioni “Bëllgarska Kniga”, ose “Libri Bullgar”, njoftuan, se një pjesë prej programit kulturor të panairit është nisma “Leximi bamirës” në ndihmë të të dëmtuarve nga përmbytjet në Serbi, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë. Ky lexim me pjesëmarrjen e shkrimtarëve, poetëve, përkthyesve të njohur bullgarë do të zhvillohet më 7 maji në Pallatin Kombëtar të Kulturës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD