Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po fillon edicioni i 50 i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në qytetin Plovdiv

Ansambli i Dhomës “Solistë të Sofjes”
Foto: arkiv personal

Festivali i 50 Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në qytetin Plovdiv, fillon më 10 qershor dhe është mes ngjarjeve më të rëndësishme në kalendarin kulturor të qytetit. Në këtë botim jubile, organizatorët janë mbështetur tek simbolika. Cila është ajo mësojmë nga zonja Elisaveta Shotillova, PR e ngjarjes.

Muzeu Etnografik Foto: ethnograph.info“Një simbolikë kanë kërkuar dhe ata entuziastë, të cilët i kanë dhënë jetë festivalit përpara 50 vjetëve. Një përshtypje bën zgjedhja e Muzeut Etnografik, i cili ka qenë podiumi i parë muzikor i forumit. Nuk është e vështirë të kujtohemi se përse në kohën e kaluar organizatorët e kanë preferuar. Arkitektura rilindëse, shatërvani me ujë i cili spërkat ngjyrat e luleve në kopsht, krijojnë një atmosferë ideale për një muzicim. Gjysmë shekulli më vonë, festivali më i vjetër në Evropë dhe i vetmi për nga lloji i vet tek ne, përsëri zhvillohet në mjedisin e vet më të natyrshëm. Muzeu Etnografik në Plovdivin e Vjetër është mikpritës i tetë nga përgjithësisht pesëmbëdhjetë koncertet në program. Ky edicion është mjaft më i gjerë në krahasim me mëparshmit. Zakonisht festivali është 10 ditë , por tani do të zgjasë 12 (kaq ka zgjatur dhe festivali i parë). Tjetra e cila vihet re, është se Ansambli i Dhomës “Solistë të Sofjes” hap siç edicioni debutues ashtu edhe atë jubile, kësaj radhe me pianisten Lilija Bojaxhieva. Atëherë formacioni akoma nuk ka mbajtur emrin e vet të tanishëm, por është quajtur “Orkestra e Dhomës e Sofjes”.

Publikut i bën përshtypje “gjurma e qytetit të Plovdivit” në program, siç e quan Elisaveta Shotillova: “Atëherë dhe tani, figurat prijëse në programin e festivalit kanë qenë banuesit e Plovdivit me një njohje ndërkombëtare, ose të tillë, të cilët tani po afirmohen. Ja dhe një shembull. Përpara 50 vjetëve bashkë me “Solistët e Sofjes” ka kënduar dhe prima e operës Valentina Aleksandrova. Atëherë ka pasur shfaqje dhe orkestra e dhomës e shkollës muzikore të Plovdivit. Sot ajo mban emrin Shkolla Kombëtare për Art Muzikor dhe të Vallëzimit “Dobrin Petkov”. Në ditën e fundit nga programi i festivalit (22 qershor), nxënës të tij do të zhvillojnë matine. Mes përfaqësuesve të Plovdivit janë muzikantët e mëdhenj Miço Dimitrov dhe Millço Leviev. Në mbrëmje më 22 qershor, akordi final do të tingëllojë nën gishtat e xhazmenit legjendar. Përveç me interpretimin e vet solo, ai do ta gëzojë publikun dhe me improvizimin e vet bashkë me dy vëllezërit Vlladigjerovi, të cilët do të paraqiten dhe veçmas.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodosij Spasov (majtas) dhe Hristijan Cvjatkov (kitarë)

Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov prezantojnë në Niagara “Përralla Antarktike”

Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..

botuar më 25-11-12 2.39.MD

Këngëtari i rokut Toma mbledh "shenjat" e tij në një album të dytë solo

Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..

botuar më 25-11-11 6.00.PD

Me koncertin e Ars Nova Napoli, Sofja kremton 2500 vjetorin e themelimit të Napolit

Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..

botuar më 25-11-09 8.00.PD