Në vitet e para nga ekzistenca e “Radios vendase” në program dominon muzikë. Krahas me koncertet, në të cilat tingëllojnë interpretime aty për aty nga studioja, krijohen dhe transmetimet e para muzikore të fëmijëve. Autor i tyre atëherë është Parashkev Haxhievi i ri dhe atëherë i panjohur – kompozitor i ardhshëm i madh bullgar dhe pedagog.
Aty nga fundi i vitit 1935 udhëheqja e radios e fton Parashkev Haxhievin, që të mund të pasurojë dhe të larmojë transmetimet ekzistuese për fëmijë gjatë asaj kohe. Në to aktori Nikolla Ballabanov prezanton përralla të dëgjuesve të vegjël. Kompozitori i sapo diplomuar fillon punë me dëshirë. Në fillim çdo gjë rastis në një studio të improvizuar në rrugën “Moskovska”, kurse pas disa vjetëve ekipi vjen në godinën e sotme në bulevardin “Dragan Cankov” dhe programet transmetohen nga studioja numër dy. “Atëherë u zhvillua veprimtaria jonë e madhe, bëhet fjalë për një teatër fëmijësh. Unë shkruaja pjesën më të madhe të skenarëve, tekstet dhe muzikën e piesave, të cilat i interpretonim”, kujtohet Parashkev Haxhiev. Dy herë në javë, ditën e mërkurë dhe të diel pasdite, në eter tingëllojnë interpretime të grupit, të krijuar nga kompozitori. Emri i tij është “Gëzimi i fëmijëve”. Në të marrin pjesë 6-7 vajza, me të cilave është dhe motra e tij dhe nxënëse të tjera nga gjimnazi. Një prej tyre është pedagogia e ardhshme vokale – profesoresha Elena Kisellova, si edhe Mara Hinova, e cila pas kësaj bëhet këngëtare e operës dhe bashkëshortja e tij e parë. Transmetimi quhet “Orë për fëmijët”. Fillon me përralla dhe tregime, rreth 20 minuta, kurse pas kësaj vazhdon me këngë.
Ja se çfarë tregon Parashkev Haxhiev në një intervistë, të ruajtur në “Fondin e Artë”. “Fillimisht aktori Nikolla Ballabanov preferonte ndonjë përrallë për fëmijët dhe pas kësaj dhe ne e këndonim. Por kjo praktikë na u mërzit dhe filluam të zgjedhim këngë – me dialog: “Gjinkalla dhe milingona”. “Lejleku dhe zhabat” e të tjera. Pas kësaj fillova të bëj pjesa të vogla dhe radio-opereta për fëmijët. Një shoku im Stojan Bahçevanxhiev propozoi libreto, e cila kishte një sukses shumë të madh. Kjo qe “Gjinkalla-shpëtimtare”, e transmetuar gjatë muajit qershor 1937. Ai shkroi akoma tekste për radio-opereta, bëri një serial prej 8 piesave – “Aventurat e Tomço Gjishtëzit”, të cilat zgjonin një interes të madh. Dëgjues telefononin në radio të pyesin se kur do të ketë një aventurë të re. Në fakt unë drejtoja çdo gjë në këto transmetime – fillimisht shkruaja muzikën, së dyti – studioja me një grup të tërë, si edhe muzikën dhe tekstin. Ekzekutoja në piano, por nganjëherë kishte nevojë dhe prej një zë burri dhe unë u specializova në fushën e viganëve dhe të gjysheve pa dhëmbë.
Në periudhën që nga viti 1936-1944 përgatitëm mbi 120 radio-opereta të tilla për fëmijët. Në shumë nga skenaret, të cilat i shkroja, hynin përrallat më të njohura bullgare, si dhe përrallat nga vëllezërit Grim, Villhellm Hauf, Pushkini... Kishte dhe nga shkrimtarët tanë, për shembull Leda Mileva na dha “Kukullat e gjyshit Donço”. Atëherë nuk kishte incizime, çdo gjë transmetohej aty për aty dhe mjerisht asgjë nuk është ruajtur. Shkaku është se të gjitha materialet ishin në studion numër një dhe gjatë kohës së luftës ra bomba, e cila krahas me gjërat e tjera shkatërroi dhe këto radio-piesa.”
Në librin e vet për historinë e radios, profesori Veselin Dimitrov shkruan se, transmetimet e para për fëmijë janë të organizuar nga ana profesionale. Ai zbulon se si rezultat të përpjekjeve të bashkëpunuesve, ato janë radiofonike. Kështu radioja bëhet një skenë kulturore, krahas me podiumet teatrale dhe muzikore.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen..
Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore..
“Pata nota të dobëta të gjuhës bullgare dhe të letërsisë. Dhe kjo, sepse kurrë nuk arrita të bëjë hyrje, ekspozitë, përfundim në një ese. Filloja, sa doja dhe përfundoja sa doja.” Këtë e rrëfeu para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin..