Në takimin me presidentin Rosen Plevnelievi deputetët e rinj bullgarë në Parlamentin Evropian arritën konsensus mbi temat me rëndësi kombëtare. Qëllimi është të ketë bashkëveprim gjatë mbrojtjes së tyre në parlamentin evropian gjatë pesë viteve të ardhshme pa pasur parasysh përkatësinë e tyre politike. Bullgaria është përfaqësuar nga 17 prej gjithsejtë 751 deputetë në Parlamentin Evropian. Prej tyre 6 prej partisë politike GERB dhe 1 prej Bllokut Reformator do të jenë në grupin e Partisë Popullore Evropiane, 4 nga Koalicioni për Bullgarinë në Partinë e Socialistëve Evropianë, 4 nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri në ALDEdhe 2 nga Koalicioni “Bullgaria pa Censurë“-VMRO-BPB. Cilët janë fushat kyçe të interesit kombëtar? Ja përgjigjen e deputetëve evropianë nga Bullgaria që bëjnë pjesë në familje të ndryshme politike:
“Këto në vend të parë janë interesat e shtetasve bullgarë jashtë vendit – tha Tomoslav Donçev nga partia GERB/Partia Popullore Evropiane. – Po kështu akses të Bullgarisë te burimet. Edhe pse caku financiar tashmë është kontaktuar, akoma ka para evropiane për ndarje. Anëtarësia në zonën Shengen ndërsa në plan afat gjatë edhe në Eurozonën, janë ndër temat për të cilët nuk kemi kontradiktë. Si edhe mbi nevojën e madhe të punojnë të gjithë për një Evropë të fortë në energjetikën, sigurinë dhe politikën e jashtme. Dhe jo përqendrimi të jetë mbi këtë në çfarë shishe të mbushet vaji i ullirit. Diskutuam edhe temën për komisionarin evropian bullgar, pa përmendur emra konkrete. Kemi konsensus për këtë se Bullgaria maksimalisht shpejtë duhet të deklarojë pozitë dhe që tani të luftojë për sektor maksimalisht të mirë për vendin tonë. Një pritje seri në momentin e fundit, siç komentoi këto ditë qeveria, nuk është e pranueshme për të gjithë.”
“13 ose14 tema të përgjithshme mund të gjejmë midis nesh. Ky është një sukses i padiskutueshëm. Ato janë nga ekonomia deri në politikën e jashtme, nga anëtarësia në Shengen deri te refugjatët. Kështu që tashmë mendojmë si këto tema të përbashkëta të kthehen në vepra”, është kategorike Iliana Jotova nga PSB/PSE.
„Folëm mbi tezat e formuluara qartë bullgare nga anëtarësia e Bullgarisë në Shengen deri te kjo që Bullgaria të jetë lider stabil në Ballkan. Kuptohet edhe për politikën energjetike. Përcaktuam 17 pika dhe gjetëm mjaft pozita të përbashkëta mbi të cilët të bashkohen të gjitha deputetët bullgarë në Parlamentin Evropian”, vuri në dukje Filiz Hysmenova nga LDL ALDE.
„Kur flasim për këtë a duhet të ketë një projekt të madh energjetik i cili t’u sjellë para bullgarëve, deputetët bullgarë në Parlamentin Evropian duhet të bashkohen – është i bindur Angel Xhambazki nga VMRO, sepse prioritetet kombëtare janë të detyrueshme për të gjithë. – Nuk mund të kemi dallime për pakicën bullgare në Maqedoni, për komunitetin bullgarë në Serbi, për bullgarët në Ukrainë dhe në Rumani. Të gjithë duhet të jemi unanim dhe në mbrojtje të bullgarëve në këto vende. Por edhe turbina evropiane nuk duhet të përdoret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të brendshme, nuk duhet të nxjerrin “teshat e veta të palara” jashtë me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të brendshme.”
“Në përgjithësi mbrojtja e të drejtave të bullgarëve jashtë shtetit, të komuniteteve bullgare dhe të shtetasve bullgarë në BE, punë e fortë për mbrojtje të pakicës bullgare në Ukrainë. Këto janë pikat e takimit për një pozitë të përbashkët bullgare në Parlamentin Evropian, sipas Svetosllav Malinovit nga Blloku reformator/ PPE. Është normale që të kemi pozitë të përbashkët mbi temën e fondeve evropiane, por jo mbi të gjithë sepse kjo lidhet edhe me qeverinë bullgare. Komisionari i ri bullgar duhet të jetë sa është e mundur me më shumë influencë. Por kjo është edhe funksion edhe i stabilitetit të qeverisë sonë.”
Deputetët e porsazgjedhur bullgarë në Parlamentin Evropian e përcaktuan si të suksesshëm këtë takim të parë të llojit të vet dhe shprehën mendimin se kjo duhet të kthehet në praktikë së paku një herë në vit.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..