Bullgaria ra në një situatë pa precedent, pasi mori kërcënime për sanksione njëkohësisht nga Brukseli dhe Uashingtoni për shkak të ndërtimit të “Rrymës Jugore”. Moska i quajti veprimet e qeverisë “një shantazh energjetik kundër Rusisë. Mediat perëndimore komentuan se, presioni mbi Bullgarinë veproi, derisa rusët e akuzojnë Amerikën, se ka goditur mbi “Rrymën Jugore”. Ngjarjet në Bullgari vetëm për një ditë u zhvilluan në mënyrë kaq të rrufeshme, saqë dhe vet bullgarët nuk mund të orientohen se çfarë pikërisht u bë.
Sofja
Kryeministri bullgar Pllamen Oresharski dha urdhër për ndalimin e “Rrymës Jugore” derisa të mos arrihet mirëkuptim me Brukselin për ndërtimin e gazsjellësit. Kjo u bë pas takimit të kryeministrit me tre senatorët amerikanë, të cilët kanë mbërritur për vizitë tek ne. Ministri energjetik Dragomir Stojneve deklaroi se, projekti “Rryma Jugore” është i pakthyeshëm, që është me rëndësi siç për Evropën ashtu edhe për Bullgarinë, dhe aktualisht mosmarrëveshjet janë sesi pikërisht të mund të jetë realizuar. Sipas tij, Uashingtoni shpreh kundërshtim vetëm kundër kompanisë të zgjedhur për ndërtimin e projektit.
Brukseli
“Komisioni Evropian do të garantojë, se e gjithë infrastruktura energjetike dhe projektet në Bashkimin Evropian, siç është për shembull “Rryma Jugore”, do të përgjigjen 100% rregullave evropiane për konkurrencë gjatë porosive shoqërore në energjetikë e kështu me radhë. Sapo filluam një procedurë penale kundër Bullgarisë, e cila demonstron se nuk po bëjmë shaka.” Fjalët janë të Zhoze Manuel Barozut, të thëna gjatë kohës së takimit të G-7. Që të ripohojë se nuk bën shaka, Brukseli ngriu fondet evropiane për Bullgarinë mbi një varg programesh evropiane. Komisionari evropian për mbrojtje të konsumatorëve Neven Mimica, i cili ishte për vizitë në Bullgari, përkrahu tezën e Brukselit se, “Rryma Jugore” i diversifikon vetëm drejtimet, por jo burimet e gazit, që nuk është prioritet i Bashkimit Evropian.
Uashingtoni
Senatori amerikan John McCain deklaroi pas takimit me kryeministrin se, duan të shikojnë një pjesëmarrje më të pakët ruse në ndërtimin e “Rrymës Jugore”. Ambasadorja amerikane tek ne Marcie Ries shpalli se, vendi i saj është i shqetësuar thellë nga vendimi i Bullgarisë t’ia japë ndërtimin e gazsjellësit komanisë ruse “Stroytransgas”. Seleksionues në kompani është Genadij Timçenko, i afërm me Vlladimir Putinin i cili ka hyrë në “listat e zeza” të Uashingtonit për shkak të krizës në Ukrainë. Uashingtoni e paralajmëroi Bullgarinë, se do të imponojë sanksione mbi të gjitha firmat, të cilat janë në partneritet me këtë kompani. Kurse kjo mund të prekë si Holdingun Energjetik Bullgar, ashtu dhe çdo një bankë e cila ka vendosur të lëshojë kredi firmave nënkontraktuese për ndërtimin e “Rrymës Jugore”.
Moska
Ajo është kategorike, se do të ndërtojë gazsjellësin megjithë sanksionet e Brukselit. Edhe bankat evropiane të refuzojnë financimin, “Gazpromi” do të paguajë projektin me mjete të veta. Ai llogaritet për më se 16 miliard euro. Moska e akuzon Komisionin Evropian në standarde të dyfishta, sepse ndaj këtij projekti ka pretendime, të cilat nuk u janë drejtuar gazsjellësve që lidhin Afrikën Veriore me Spanjën dhe Italinë. Një deputet rus e quajti vendimin e Bullgarisë të ndërpresë gazsjellësin “shantazh energjetik kundër Rusisë” dhe akuzoi Evropën, se simulon aktivitet në zgjidhjen e konfliktit, por në fakt përpiqet ta detyrojë Moskën të furnizojë gaz vetëm përmes Ukrainës.
Politikanë dhe ekspertë
Në Partinë Socialiste Bullgare në pushtet gjithashtu kishte të befasuar nga deklarata e kryeministrit. Lideri i partisë GERB Bojko Borisov tha, se kryeministri dështoi projektin, për të cilin kanë nevojë si Evropa, ashtu edhe Rusia dhe Bullgaria. “Rryma Jugore” do të kushtojë gjashtë herë më shtrenjtë se sa një gazsjellësi në Gjermani – llogariti ish ministri energjetik Trajço Trajkov. Në projekt bëhet fjalë të harxhohen 3.5 miliard euro, që të fitohen 200 vende të punës, komentoi ai. Kështu nuk u bë e qartë, a ka marrëveshje të nënshkruar me kompaninë e zgjedhur, a do të ketë gjoba nëse nuk do të plotësohet kontrata dhe kush do ta paguajë?
Presioni i Brukselit
Përse Bullgaria hyri në një situatë të tillë? Për arsye se vendi ka rëndësi kyçe për daljen e gazsjellësit në tokë. Sanksionet e Brukselit kërcënojnë vendin të humbasë një sasi të madhe mjetesh nga fondet evropiane për periudhën e ardhshme programore. Brukseli ndau për Bullgarinë përafërsisht 15 milion euro. Dhe ato janë shumë para, për të cilat duhet të marrish në konsideratë legjislacionin energjetik evropian.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva, Svetllana Dimitrova
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT)...