Bota është një sistem operativ, gabimet e të cilit duhet të rregullohen, pohon BillGates. Njëri nga problemet e “sistemit operativ” të Evropës është se deri në vitin 2020 Kontinenti i Vjetër do të ketë nevojë për 900 mijë specialistë të sferës së IT-së. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian të punësuarit në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit përbëjnë mezi 3.4 për qind prej krahut të punës në BE. Interesi për karrierën e IT-së po bie, ndërsa numri i të diplomuarve në shkencat kompjuterike është duke pakësuar ndjeshëm që nga viti 2006. Si Evropa, ashtu dhe Bullgaria është e uritur për specialistë kompjuterikë. Si do të zgjidhet ky problem?
Çështjen e ka marrë përsipër Komisioni Evropian dhe në veçanti nisma Grand Coalition for Digital Jobs (Koalicioni i Madh për Punë Digjitale). Një koalicion i tillë u formua edhe në Bullgari. Themeluese e tij është znj. Gergana Pasi e cila vuri në dukje se “duhet të bëjmë ekonomi konkurrente dhe të krijojmë njerëz me aftësi për konkurrencë”. Në botën digjitale ka shumë panjohuri dhe po ashtu shqetësimin brenda nesh se po ndryshojnë modele e vendosura të jetesës dhe të biznesit. Por e ardhmja është këtu dhe ajo është digjitale.
Ne po jetojmë në ekonominë digjitale dhe në këtë lidhje në Bullgari punojnë disa nga specialistët më të mirë në sferën e IT-së.
“Për mua kjo ka shumë rëndësi sepse e rendit Bullgarinë mes vendeve me kombet më të përparuara – tha znj. Gergana Pasi. – Jo se bujqësia apo turizmi nuk janë me vlerë. Nënkuptohet se çdo gjë është ndërlidhur me të tjerat. Por gjëja më e rëndësishme është arsimi. Me rëndësi është se çfarë mund të bëjë çdo prej nesh. Kjo nuk është dukuri vetëm në Bullgari, por gjithashtu edhe në Evropë. Në Evropë ka 6 mln të rinj të papunë dhe ndërkohë institucionet paralajmërojnë se deri në vitin 2020 do të ketë 900 mijë vende të lira pune me paga të larta për të cilat vende nuk do të ketë specialistë. Faktikisht, ekonomia digjitale kërkon nga çdokush prej nesh të ketë aftësi digjitale që të niset në çfarëdo rrugë profesionale. Sipas sondazheve të fundit 40 për qind e popullsisë në Bullgari nuk ka njohuri digjitale. Gjatë vitit 2020 pavarësisht a jemi mësues, mjek apo gazetar duhet ta dimë se si punohet në rrjetet sociale, si përdoren softuerët profesionalë dhe si jepen mësime në mënyrë interaktive. Ky është qëllimi i Koalicionit për Punë Digjitale.”
A ka shanse që Bullgaria ta rifitojë imazhin e saj të “kombit teknik”, sepse ka potencial dhe njerëz të talentuar?
“E besoj këtë – tha znj. Gergana Pasi. – Le të zëmë shembullin e Finlandës. Nuk duhet të mendojmë se patjetër duhet të jemi shtet i pasur që të arrijmë gjëra të mëdha. Finlanda ka qenë njëri nga vendet më të varfra, me arsim shumë të dobët dhe me kushte shumë të vështira ekonomike për shkak të klimës dhe bujqësisë së keqe. Mirëpo, sot Finlanda është njëra nga vendet më të zhvilluara në botë, sepse qeverisja u është drejtuar inovacioneve dhe arsimit. Ja kjo është e rëndësishmja – a do të mendojmë në mënyrë inovative, a do t’i edukojmë fëmijët që të jenë largpamës dhe a do t’i stimulojmë ata që të rrinë në Bullgari. Sepse në vend ka njerëz të përparuar të moshës nga 15 deri në 25 vjeç. Ka po ashtu dhe biznesmenë me përvojë të cilët janë gati të marrin gjërat në rrezik. Ne jemi mësuar të mendojmë se përpjekjet tona do të dështojnë. E vërteta është se njerëzit para se të arrijnë gjëra të mëdha atyre u dështon plani shumë herë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..